Klauzolë

28/12/2005

Southeast European Times (SETimes) është një faqe në internet e sponsorizuar nga Komanda Evropiane e SH.B.A.-së. SETimes nxjerr në pah përpjekjet drejt një stabiliteti më të madh rajonal nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe dhe shumëpalëshe të bashkëpunimit dhe masave të marra prej qeverive drejt integrimit në institucionet europiane. SETimes përqëndrohet gjithashtu në zhvillimet që pengojnë veprimtarinë terroriste dhe mbështetjet për terrorizmin në rajon. Ajo është krijuar për t’i siguruar një lexuesi ndërkombëtar një vend për një gamë të gjërë informacioni në lidhje me Europën Juglindore.

Klauzola e lidhjeve

Lidhjet nga Southeast European Times në faqet në ueb jashtë qeverisë së SH.B.A.-së apo përdorimi i emrave të markave, firmave apo korporatave brenda kësaj faqe, janë për lehtësinë e përdoruesit. Një përdorim i tillë nuk përbën një mbështetje zyrtare apo miratim nga Komanda Evropiane e SH.B.A.-së të ndonjë faqeje në ueb, prodhimi apo shërbimi të sektorit privat. Komanda Evropiane e SH.B.A.-së nuk ushtron ndonjë kontroll redaktorial mbi informacionin që ju mund të gjeni në këto faqe. Lidhje të tilla paraqiten në përputhje me qëllimin e shprehur të kësaj faqeje. Lidhjet me faqen në ueb të Southeast European Times janë të mirëpritura.

Informacion mbi të drejtën e kopjimit

Me përjashtim të rasteve kur e drejta e kopjimit është e shprehur, informacioni në këtë faqe është pronë publike dhe mund të kopjohet dhe të shpërndahet pa leje. Përmendja e burimit origjinal të informacionit do të vlerësohej. Nëse një fotografi, skicë apo material tjetër tregohet shenja e të drejtës së kopjimit, leja për të kopjuar këto materiale duhet të sigurohet prej burimit origjinal.

Klauzola e përgjegjësisë

Në faqen në ueb te Southeast European Times bëhen të gjitha përpjekjet për të siguruar informacion të saktë dhe të plotë. Megjithatë, me sasinë e dokumenteve të disponueshëm, shpesh të ngarkuar me afate kohorë të shkurtër, ne nuk mund të garantojmë se nuk do të ketë gabime.

Në lidhje me dokumentet dhe informacionin në faqen në ueb, as Qeveria e SH.B.A.-së, as Komanda Evropiane e SH.B.A.-së, apo punonjësit e kontraktuesit e tyre, nuk japin ndonjë garanci, të shprehur apo të nënkuptuar, përfshirë garanci të tregtimit dhe përshtatshmërisë me një qëllim të caktuar që lidhen me dokumentë të disponueshëm nga faqja e Southeast European Times.

Komanda Evropiane e SH.B.A.-së apo çdo person juridik që ka kontribuar në çdo mënyrë në përgatitjen, hartimin apo bërjen të ditur të të dhënave të Southeast European Times, mohon këtu çdo përgjegjësi të përgjithshme që mund të lindë prej çdo përdorimi të papërshtatshëm, të parregullt apo mashtrues të të dhënave të siguruara për vizitorët e faqes. Për më tepër, as Komanda Evropiane e SH.B.A.-së, as kontraktuesit e tij nuk do të konsiderohen përgjegjës për çdo pasojë financiare apo të çdo lloji tjetër, që lind prej një përdorimi të tillë të papërshtatshëm, të parregullt apo mashtrues të materialit në këtë faqe në ueb. Komanda Evropiane e SH.B.A.-së dhe kontraktuesit e tij rezervojnë të drejtën për të filluar çdo veprim ligjor që e konsiderojnë të nevojshëm. Këshillimi apo përdorimi i të dhënave të Southeast European Times nënkupton automatikisht pranimin e plotë të klauzolës së mësipërme të përgjegjësisë.

Përveç kësaj, Qeveria e SH.B.A.-së dhe Komanda Evropiane e SH.B.A.-së nuk marrin përsipër asnjë përgjegjësi ligjore për saktësinë, plotësinë apo dobishmërinë e çdo informacioni, produkti apo procesi të bërë të ditur këtu dhe nuk nënkuptojnë se përdorimi i një informacioni, produkti apo procesi të tillë do të cënojë të drejtat private.

Deklarata e konfidencialitetit dhe sigurisë

Departamenti i mbrojtjes i SHBA përdor programe softueresh për të krijuar statistika përmbledhëse për vlerësimin se çfar informacion është me më shumë apo më pakë interes apo për identifikimin e cilësisë së punës të sistemit apo zonat me probleme. Në qoftë se ju zgjidhni t'i jepni SETIMES.com informacion personal në një mesazh e-mail, ne e përdorim atë vetëm për t'ju përgjigjur e-mailit tuaj. Për qëllime të sigurisë së sajtit dhe për të garantuar se ky shërbim mbetet në dispozicion të të gjithë përdoruesve, departamenti i mbrojtjes i SHBA përdor softuerë për të identifikuar orvatjet e paautorizuara për të ngarkuar apo shkëmbyer informacion apo përndryshe, për të shkaktuar dëm. Informacioni i përftuar si një rezultat i kësaj mbikqyrjeje mund të përdoret për hetime të zbatimit të autorizuar të ligjit, Orvatjet e paautorizuara për të ngarkuar apo shkëmbyer informacion në këtë shërbim janë rreptësisht të ndaluara dhe mund të jenë të ndëshkueshme nën Aktin e Mashtrimi dhe Shpërdorimit të Kompjuterave të 1986 dhe Title 18 U.S.C. Sec. 1001 dhe 1030. Përveç qëllimeve të mësipërme, nuk janë bërë përpjekje të tjera për të identifikuar përdoruesit individualë apo zakonet e tyre të përdorimit.

Kukit (Cookies)

Ky sajt mund të përdorë kuki për të ndihmuar një kuptim të përdorimit të sajtit , për të përmirësuar përmbajtjen dhe/ose për të personalizuar përvojën tuaj në sajt. Një kuki është një fajëll i vogël teksti që mund të dërgohet nga një kompjuter i uebsajtit tek shpalosësi (browser) juaj i uebit për të ruajtur preferencat tuaja. Kukit shpesh përmbajnë një identifikues unik dhe anonim por në vetvete, nuk e zbulojnë adresën tuaj të e-maillit apo informacion tjetër personalisht të identifikueshëm po qe se nuk zgjidhni të ofroni këtë informacion më vete.

Në qoftë se preferencat tuaja të privatësisë e lejojnë atë, ky uebsajt mund të vendosë një kuki në shpalosësin tuaj të ueb dhe ta aksesojë atë kuki. Në qoftë se ju pëlqeni të mos zgjidhni ndarjen e informacionit tuaj jo personal, mund të ndryshoni preferencat tuaja të privatësisë nëpërmjet shpalosësit tuaj. Ju mund ta bëni shpalosësin tuaj të të pranojë të gjithë kukit, të bllokojë disa kuki, të kërkojë një farë pëlqimi përpara se një kuki të vendoset në shpalosësin tuaj ose t'i bllokojë kukit fare. Nga që procedura për modifikimin e preferencave tuaja të privatësisë është e ndryshme për çdo shpalosës interneti, ju rekomandojmë të shihni "Help' ose 'Tools' në menunë që ndodhet në shiritin e mjeteve të shpalosësit tuaj.

Për më shumë informacion

Nëse keni ndonjë pyetje apo koment në lidhje me informacionin e paraqitur këtu, ju lutem dërgoni një e-mail për administratorët e informacionit të faqes në [email protected]