Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Treni Prishtinë-Shkup një simbol ndryshimi

14/03/2006

Ka rinisur shërbimi i trenit të pasagjerëve midis Prishtinës dhe Shkupit pas gjashtë vjet ndërprerje shkaktuar nga kriza në rajon.

Nga Zoran Nikolovski për Southeast European Times në Shkup -- 14/03/06

photo

Shumë vetë e kumtuan rinisjen e linjës si një simbol të lidhjeve të rivendosura pas viteve të krizës në këtë pjesë të Evropëps Juglindore. [Getty Images]

Pas një ndërprerje gjashtë-vjeçare, shërbimi i trenit midis Prishtinës dhe Shkupit rinisi në 27 shkurt. Shumë vetë e kumtuan rinisjen e linjës si një simbol të lidhjeve të rivendosura pas viteve të krizës në këtë pjesë të Evropëps Juglindore.

Deri tani, vetëm shërbimi i pasagjerëve është ofruar. Megjithatë, anëtarët e komunitetit të biznesit do të donin të shihnin të riniste gjithashtu edhe transporti i mallrave.

"Transport më i mirë do të thotë biznes më i mirë," thotë Besim Idrizi, i cila ka lidhje në Kosovë nëpërmjet biznesit të tij në materialet e ndërtimit, si edhe nëpërmjet familjes dhe lidhjeve shoqërore. "Aktualisht, transporti i ngarkesave bëhet me kamionë të mëdhej. "Është më mirë të ndalen konfliktet dhe të zhvillohet biznesi."

Zgjerimi i shërbimeve për të përfshirë transportin e mallrave do të ketë gjasë të varet nga transformimi në hekurudhën maqedonase, një proces që pritet të nisë së shpejti. Kompania hekurudhore thotë se do ta bazojë vendimin e saj mbi nivelin e interesit.

Aktualisht, treni ofron shërbim dy herë në ditë. Sipas një marrëveshjeje me autoritetet civile në Kosovë, kontrollet policore e doganore po kryhen në kalimin kufitar të Bllacës. Treni niset nga Shkupi në 9:40 në mëngjes dhe 4:10 pasdite. Ai ndalon në Shkup Sever, Gorce Petrov, Volkovo, Jankovik, Uroshevac dhe Fushë Kosovë, duke përfunduar udhëtimin në Prishtinë.

Rinisja ceremoniale e linjës Shkup-Prishtinë ndodhi në dhjetor, kur një grup ministrash të qeverisë maqedonase udhëtuan me të. Megjithatë, siç doli, ata vepruan pak shpejt, pasi procedurat për kontrollin e pasagjerëve nuk qenë vendosur dhe mungonin kushtet. Si rezultat, shërbimi u shty.

Në vetëm dy muaj, megjithatë, kushtet u arritën dhe treni tani funksionon. Po të fillojë transporti i mallrave, kontrollet doganore dhe fitosanitare të prodhimeve bujqësore do të kryhen në Volkovo, rreth 10 km nga kufiri.