18/11/2002
<FONT size="1" color="gray" face="verdana">Muajin e kaluar, SEEMO paraqiti çmimin e saj të parë: "Dr Erhard Busek-Çmimi SEEMO për Mirëkuptimin në Europën Juglindore" për gazetarin kroat Denis Latin. [mediawatch.ljudmila.org] </font><br><br> Të qënit gazetar në Ballkan mund të jetë e vështirë. Një gazetar i mirë duhet të jetë plotësisht objektiv gjatë gjithë kohës. Por ajo nuk është gjithnjë e lehtë kur historitë tuaja provokojnë kujtime të dhimbshme të konflikteve etnike ose sfidojnë pushtetin e politikanëve dhe bosëve të mafias.
Nga Liz Baret për Balkan Times - 18/11/02
Të qënit gazetar në Ballkan mund të jetë e vështirë. Një gazetar i mirë duhet të jetë plotësisht objektiv gjatë gjithë kohës dhe duhet të studjojë të gjitha këndvështrimet e një kërkimi. Kjo nuk është e lehtë, kur historitë që trajtohen provokojnë kujtime të dhimbshme të konflikteve të fundit etnike ose sfidojnë rrjetet e pushtetit të industrialistëve dhe politikanëve. Megjithatë mijëra gazetarë në Ballkan u mbijetojnë këtyre dilemave dhe sfidojnë pasojat e njoftimeve objektive të tyre.
Tani, një organizatë e re, Organizata e Mediave të Europës Juglindore (SEEMO), ka vendosur të vlerësojë përpjekjet e tyre. Muajin e kaluar, SEEMO paraqiti çmimin e saj të parë: "Dr Erhard Busek-Çmimi SEEMO për Mirëkuptimin në Europën Juglindore". Pas shqyrtimit të mbi 400 kandidaturave, një juri e profesionistëve të mediave nga rajoni zgjodhi prezantuesin kroat të televizionit Denis Latin si fituesin e këtij viti.
Programi televiziv i Latin, Latinica, ka një reputacion për trajtimin e çështjeve të diskutueshme, qofshin ksenofobia, kthimi i refugjatëve ose normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet kroatëve dhe serbëve. Në një program të kohëve të fundit, ai bëri pyetjen: "A duhet që turistët serbë të mirëpriten në bregdetin adriatik të Kroacisë?"
Kjo çështje tërhoqi vëmendjen e shikuesve. Në ish-Jugosllavinë, serbët dhe kroatët pushonin njësoj në bregdetin kroat. Të dy popujt ishin krenarë për vijën bregdetare te thyer dhe të gjatë dhe qindra ishujt idilikë. Por që prej luftës së viteve 1991-1995 në Kroaci, pak serbë kanë kaluar pushimet e verës në vendtakimet e vjetra të preferuara të tyre.
Vetëm kohët e fundit, ndërsa Serbia po hapet ndaj Perëndimit dhe disa serbë janë duke gjetur para për të udhëtuar, noti në ujrat e kthjellët blu të Kroacisë duket përsëri një alternativë. Dhe shumë serbë, të cilët e bëjnë këtë udhëtim kanë ndeshur armiqësi, gjë e cila ndoshta nuk është e habitshme, duke ditur se pjesë të bregdetit dalmat ishin vendi i konflikteve të forta.
Latin vendosi të përballej drejtpërdrejt me këtë çështje. Ai i solli të dy palët në studion e tij: të moderuar, që arsyetojnë se ishte koha për të bërë paqe ndërmjet serbëve dhe kroatëve dhe nacionalistët ekstremistë, të cilat dëshirojnë të moslejojnë që serbët të vënë këmbë në tokën kroate. Tensionet ndërmjet dy grupeve arritën pikën e vlimit, por mesazhi i përgjithshëm ishte se është koha për pajtim.
Oliver Vujoviç, sekretari i përgjithshëm i SEEMO, thotë se juria ishte habitur nga gatishmëria e Latin për të mbuluar çështje të tilla kaq delikate, çështje të cilat injorohen nga shumica e pjesës tjetër të mediave kroate. Por Latin është vetëm një prej shumë gazetarëve, i cili është duke ndihmuar për nxitjen e mirëkuptimit ndërmjet popujve të Ballkanit. SEEMO mori mbi 400 kandidatura, thotë Vujoviç, "jurisë iu desh të punojë shumë për të marrë një vendim. Në rastin e Z. Latin, një faktor në favor të tij ishte se ai ka punësuar disa gazetarë të tjerë, të cilët ishin gjithashtu kandidatë. Ai ka një ekip shumë të mirë që punon për të."
<table border="0" align="right" width="216" height="48"> <tr> <td><img src="../../images/photos/seemo.jpg" align="right" width="216" height="48"></td> </tr> </table> Çmimi i ri, i mbështetur personalisht nga Erhard Busek, koordinatori i posaçëm i Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore, është vetëm një pjesë e vogël e veprimtarive të SEEMO-s. Organizata analizon gjithashtu kornizën ligjore në të cilën veprojnë gazetarët dhe u kërkon qeverive kombëtare që t'i çojnë ligjet në përputhje me standartet ndërkombëtarë. Për shembull, SEEMO është duke inkurajuar qeverinë serbe dhe malazeze që t'a bëjnë shpifjen një shkelje civile dhe jo penale.
SEEMO nuk ka asnjë problem në tërheqjen e publicitetit. Meqënse anëtarët e saj janë të gjithë profesionistë të mediave të nivelit të lartë nga Europa Juglindore, kur SEEMO nxjerr një opinion ose deklaratë, mund të jetë e sigurtë se zëri i saj do të dëgjohet. Por organizata preferon të mbajë një qëndrim diplomatik, duke ditur se ndërhyrja me ashpërsi mund të provokojë një situatë të tensionuar.
SEEMO u informua kohët e fundit se në Tetovë, Maqedoni, një parti politike shqiptare etnike ndaloi një stacion televiziv vendas sllav maqedonas të merrte pjesë në konferencën e saj për shtyp. Vujoviç reagoi duke kontaktuar kreun e partisë dhe duke theksuar pranë tij rëndësinë që konferencat për shtyp të jenë të hapura për të gjithë. Udhëheqësi i partisë reagoi mirë: ai premtoi menjëherë se ndalimi nuk do të vendosej përsëri dhe i kërkoi të falur zyrtarisht stacionit televiziv.
SEEMO gjithashtu kërkon të mbështesë gazetarët, siguria personale e të cilëve është e rrezikuar. "Problemet me të cilat përballen gazetarët ndryshojnë nga vendi në vend," tha Vujoviç, "por ndoshta problemi më i madh në të gjithë rajonin është mafia dhe njerëzit me lidhje me mafian."
Por ekziston një kufi për ato që mund të bëjë SEEMO. Përfundimisht, gazetarët mbështeten në mbrojtjen më të mirë ligjore të të drejtave të tyre, ndërgjegjësim më të madh për rolin e tyre në kontrollin e qeverisë dhe mbështetje nga policia. Dhe policia shpesh ngurron të përfshihet. Tre vjet pasi gazetari serb Sllavko Çurivija u vra jashtë shtëpisë së tij, vrasësit ende nuk janë gjetur.
Gazetarët në rajon shpesh paguhen pak dhe mediat nuk kanë mjete të mjaftueshme për gazetari hetuese të përshtatshme. Siç u shpreh Vujoviç, ". çdo gazetar, që është duke bërë mirë punën e [tij] duhet të mendojë gjithnjë, cili do të jetë reagimi ndaj asaj që po shkruaj? A do t'i duhet familjes time të vuajë pasojat?"