17/10/2005

Mbetjet e 482 viktimave të masakrës së Srebrenicës 1995 janë zhvarrosur nga varri i tretë më i madh masiv i gjetur në BiH deri tani. Ekspertët mjeko-ligjorë përfunduan nxjerrjen e eshtrave në vend të dielën.
17/10/2005

Si rezultat i marrëveshjes historike të këtij muaji me rastin e bisedimeve të pranimit, Turqia e gjen veten tani në atë që ka gjasë të jetë një udhë e gjatë dhe jo e sheshtë drejt anëtarësimit në BE. Bashkimi përballet me disa realitete të reja të vetat.
17/10/2005

Shpresat qenë të mëdha pas përzënies së Slobodan Millosheviçit në tetor 2000. Në pesë vjet që atëhere, serbët kanë duruar një tranzicion të vështirë, duke hedhur themelet për atë që shpresojnë se do të jetë prosperiteti i tyre i ardhshëm.
14/10/2005

Një përmbledhje e lajmeve ekonomike e të biznesit nga Ballkani që nga 14 tetori.
17/10/2005

Një numër skandalesh të fundit kanë nënvizuar rëndësinë e trajtimit të problemit të korrupsionit në Serbi-Malin e Zi. Një gjykatës i gjykatës së lartë i cili liroi gangsterët për para, ushtarakët e lartë që frynë çmimet e pajisjeve ushtarake dhe doktorët që shitën pensionet e paaftësisë për përfitim, përbëjnë vetëm pak shembuj të rrushfetit të përhapur, mashtrimit dhe shpërdorimit të pushtetit, një problem karakteristik i një shoqërie në tranzicion. Duke njoftuar një "betejë vendimtare kundër korrupsionit" autoritetet duket se po përpiqen të ndryshojnë përshtypjen e përgjithshme se atyre u mungon vullneti politik për të trajtuar problemin. Deri tash, raporton korrespondenti i SETimes Georgi Mitev-Shantek, retorika ka qenë më përshtypjelënëse se rezultatet.