09/06/2005
09/06/2005

Duke shprehur përkrahjen e vendit të vet për një zgjidhje të shpejtë të statusit të Kosovës, nënsekretari i shtetit i SHBA për çështjet politike, Nikolas Bërns tha të mërkurën se situata në vazhdim nuk është më e pranueshme.
09/06/2005

Me të paditurti që kanë arritur në Hagë për çdo muaj, gjykata e OKB për krimet e luftës po kalon periudhën më të suksesëshme në historionë e vet 12 vjeçare. Por puna e saj nuk do të jetë komplete deri sa të gjithë të paditurit, duke përfshirë të fshehurit më të kërkuar Radovan Karaxhiç, Ratko Mlladiç dhe Ante Gotovina, të sillen në drejtësi, thotë kryeprokurorja Karla del Ponte.
09/06/2005

Qeveria e Maqedonisë ka filluar të zbatojë një nga kushtet përfundimtare të Marrëveshjes së Ohrit duke hartuar legjislacionin mbi përdorimin e simboleve etnike. Sipas ligjit të propozuar, komunitetet e pakicave në 19 komuna do të lejohen të përdorin flamurët dhe simbolet e zgjedhjes së tyre.
08/06/2005

Një përmbledhje lajmesh të zhvillimit kulturor në Evropën juglindore që nga 1 qershori:
06/06/2005

Pranimi i pritshëm i Rumanisë në BE më 2007 është provë e përparimit dramatik që ka bërë vendi. Por ekzistojnë ende disa sfera shqetësuese, ku më e rëndësishme është problemi i kudondodhur i korrupsionit. Sondazhet në mënyrë të përsëritur tregojnë se korrupsioni -- veçanërisht ai i në sistemit gjyqësor -- është një prej dëshpërimeve dhe shqetësimeve kryesore të qytetarëve të vendit. Ndërsa optimistët kanë besim tek aftësia e reformave strukturore dhe institucionale për të zvogëluar sjelljen jo-etike, të tjerë vënë në dukje me alarm problemet e "varësisë nga drejtimi" dhe rreziqet e mungesës së zhvillimit. Vetë BE mund të bëhet katalizatori i nevojshëm për të detyruar një ecje përpara në fushat shqetësuese, arsyeton ekonomisti dhe ish-ministri rumun i Financës Daniel Daianu.