SETimes
Published on SETimes (http://www.setimes.com)
http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/roundup/2008/05/02/roundup-bs-04

Biznes: sistemi shëndetësor shqiptar merr një kredi zvicerane prej 1.2 milion euro

02/05/2008

Reforma të gjera do të bëhen në sistemin shqiptar të shëndetësisë falë një kredie zvicerane prej 1.2 milion euro. Gjithashtu këtë javë: Banka Evropiane e Investimeve miratoi një kredi 380 milion euro për të nxitur sistemin e rrugëve në Bullgari dhe ministria e ekonomisë dhe financave e Kosovës do të ulë taksat.
photo

Reformat e sektorit të kujdesit shëndetësor përfshijnë trainimin për stafin mjekësor. ëDosjeç

Qeveria zvicerane dha 1.2 milion euro për të financuar një program tre-vjeçar reformash në sistemin shëndetësor shqiptar. Ministria e shëndetësisë tha se programi do të përqëndrohet në trainimin e vazhdueshëm të personelit mjekësor me qëllim të përmirësimit të kujdesit shëndetësor mbarëkombëtar.

***

Turk Telekom i Turqisë njoftoi të hënën (28 prill) se do të ofrojë për publikun 15% të aksioneve të tij në pronësi të shtetit. IPO është lajmi i dytë i madh ekonomik në Turqi pas shitjes së Tekel tek BAT një muaj më parë.

***

Banka Evropiane e Investimeve (EIB) ka miratuar një kredi 380 milion euro për të financuar infrastrukturën rrugore bullgare, sipas një marrëveshjeje të nënshkruar nga qeveria dhe EIB të mërkurën (30 prill). I gjithë financimi për fondin do të arrijë në 705 milion euro nga të cilat 325 milion euro do të jenë të vëna nga qeveria bullgare.

***

Ministria e ekonomisë dhe e financave e Kosovës ka ndërmend të ulë taksat për bizneset por ka paralajmëruar se do të marrë të gjitha masat kundër debitorëve përfshirë tërheqjen e borxheve të tyre nga llogaritë e tyre bankare. Ministria tha gjithashtu se do të ulë të gjitha taksat e të ardhurave me ulje që pritet të arrijnë deri në 50% për disa kategori.

***

Maqedonia kompletoi ndërtimin e një linje transmetimi energjie 400 kw, që do të lidhë qytetin e saj kufitar lindor Shtip me Bullgarinë. Linja do të autorizohet menjëherë sapo Bullgaria të kompletojë projektet e infrastrukturës që ka të bëjë me lidhjen e sistemeve të transmetimit të të dy vendeve.

***

Mali i Zi priti më tepër se 44,000 turistë në dy muajt e parë të këtij viti, duke përbërë një rritje prej 34% nga viti i kaluar, sipas të dhënave të botuara nga banka qendrore e vendittë mërkurën (30 prill). Zyrtarët regjistruan 200,000 net qëndrimesh në vend në janar e shkurt, 47.9% më shumë se e njëjta periudhëp e vitit të kaluar. Të huajt llogariten për 66% të turistëve të vendit. Mali i Zi shpreson të presë më tepër se 1.3 milion turistë deri në fund të vitit.

(Burime të ndryshme – 25/04/08-2/05/08)