SETimes
Published on SETimes (http://www.setimes.com)
http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/features/2008/05/01/feature-01

Sondazh: shumica e serbëve përkrah SAA

01/05/2008

Partitë pro-perëndimore të Serbisë mund të fitojnë një avantazh të lehtë në zgjedhjet e 11 majit në qoftë se janë në gjendje të bindin votuesit e lëkundur se marrëveshja e para-anëtarësimit e nënshkruar me BE këtë javë nuk ka efekt mbi statusin e Kosovës.

(B92, AFP, DPA, Balkan Insight - 30/04/08)

photo

(Nga e majta) Ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç, nënkryeministri serb Bozhidar Gjeliç, presidenti serb Boris Tadiç dhe shefi i politikës së jashtme të BE Havier Solana, ndjekin të martën (29 prill) takimin në Luksemburg. [Getty Images]

Shtetasit serbë mbështesin me shumicë nënshkrimin e marrëveshjes së tyre të stabilizimit dhe shoqërimit (SAA) me BE, sipas një sondazhi lëshuar të mërkurën (30 prill).

Marketimi Staretegjik me bazë në Beograd, anketoi 550 votues të mundshëm një ditë përpara se zyrtarët pro-perëndimorë serbë të vulosnin marrëveshjen kyçe në Luksemburg të martën.

Kreu i agjensisë kërkimore Srxhan Bogosavljeviç u tha gazetarëve se 70% e të përgjigjurve mbështetën integrimin e Serbisë në BE. Por kjo përqindje ra pakë kur anketuesit u kujtuan atyre për kundërshtimin e disa partive të opozitës ndaj marrëveshjes parë si një hap i madh i parë në rrugën e anëtarësimit në BE.

"Prapë, 66% qenë në favor të nënshkrimit të SAA, ndërsa 21% qenë kundër saj," i tha Bogosavljeviç Balkan Insight.

Sondazhi tregoi se të gjithë mbështetësit e Partisë Liberal Demokratike, 94% e atyre që mbështesin koalicionin "Për një Serbi evropiane" të kryesuar nga presidenti Boris Tadiç dhe 81% e atyre që mbështesin një koalicion rreth Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) të ish presidentit Slobodan Millosheviç, mbështetën marrëveshjen.

Midis nacionalistëve, 45% e atyre që mbështesin Partinë Demokratike të Serbisë (DSS) të kryeministrit Vojislav Koshtunica dhe të partnerit të saj të koalicionit, Serbia e Re (NS) dhe 41% e atyre që favorizojnë Partinë ultranacionaliste Radikale Serbe (SRS), mbështetën gjithashtu SAA.

"Kur ju kujtua se disa parti janë kundër nënshkrimit dhe se SAA duhet të nënshkruhet vetëm në qoftë se BE jep garanci të qarta se Kosova është pjesë e Serbisë,...numri i mbështetësve të DSS-NS në favor të nënshkrimit, ra ndjeshëm," citonte B92 me bazë në Beograd të thoshte Bogosavljeviç. "Radikalët që mbështesnin nënshkrimin...ranë në 9% dhe mbështetësit e DSS-NS ranë nga 45% në 39%."

Çarja midis kampeve të Koshtunicës dhe Tadiç rreth marrëdhënieve të Serbisë me BE prishi koalicionin e tyre qeverisës në mars, me zgjedhjet e herëshmne parlamentare të caktuara tani në 11 maj.

Duke e parë SAA si barabar me njohjen e pavarësisë së Kosovës, Koshtunica e denoncoi atë si "ligjërisht të pavlefshme". Partitë nacionaliste po kërcënojnë ta anullojnë atë pas zgjedhjeve.

Por analistët thonë se në qoftë se partitë pro-perëndimore mund të bindin votuesit e lëkundur pro-perëndimorë se SAA nuk ka efekt mbi statusin e Kosovës, ato mund të fitojnë zgjedhjet.

Përfundimi i marrëveshjes duhet të reduktojë konfuzionin e disa votuesve rreth marrëdhënieve të Serbisë me BE pas pavarësisë së Kosovës, citon AFP studjuesen e Marketingut Strategjik, Svetlana Logar të thoshte. "Konfuzioni më i madh u shkaktua nga status quo dhe në këtë mënyrë, një sqarim i situatës është i dobishëm" për forcat pro-perëndimore.

Një sondazh i fundit tregoi Partinë Demokratike të Tadiç të kryesojë ngushtë ndaj SRS.

Bogosavljeviç thotë se koalicioni pro-BE i Tadiç mund të mblidhte së paku 2% më shumë vota pas nënshkrimit të marrëveshjes me BE, që do ta ndihmonte atë të siguronte shumicën për një kabinet të ri.