SETimes
Published on SETimes (http://www.setimes.com)
http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/features/2008/04/24/feature-03

Tubacioni Nabucco nënvizon rëndësinë strategjike të Turqisë për BE

24/04/2008

Turqia po përpiqet të manovrojë me vendosjen e vet strategjike në bërjen një rrugë kyçe energjie për BE. Zotimi i fundit i Irakut për të furnizuar gaz për tubacionin Nabucco rriti realizueshmërinë e projektit.

Nga Ajhan Shimshek për Southeast European Times -- 24/04/08

photo

Ministrja e jashtme austriake Ursula Plashnik e cila ishte në Turqi të hënën (21 prill) u zotua t'i mbajë negociatat e anëtarësimit të Bashkimit me Ankaranë të vazhdojnë. [Getty Images]

Projekti i tubacionit Nabucco i mbështetur nga SHBA rriti rëndësinë strategjike të Turqisë në BE dhe dy kundërshtarë kyç të anëtarësimit të Turqisë në BE, Franca dhe Austria po zbusin kundërshtimet e tyre ndaj bisedimeve të pranimit në vazhdim.

Nabucco është në qendër të përpjekjeve të Evropës për të reduktuar vartësinë nga gazi natyror rus. Planifikuesit parashikojnë furnizimin e BE me gaz nga Deti Kaspik nëpërmjet Turqisë dhe vendeve ballkanike deri nga 2012-2013.

Ministrja e jashtme austriake Ursula Plashnik, e cila vizitoi Turqinë të hënën (21 prill) u zotua të mbajë të hapura negociatat e anëtarësimit të Bashkimit me Turqinë. Megjithatë, ajo theksoi se Austria nuk e mbështeti domosdoshmërisht qënien e Turqisë "automatikisht" të bashkuar me BE. Plashnik nënvizoi energjinë si një nga interesat e përbashkëta kryesore që lidh BE dhe Turqinë dhe ajo shprehu mbështetje për projektin Nabucco.

Gjithashtu të hënën, komisioneri i zgjerimit të BE Olli Rehn i tha së përditshmes gjermane Die Welt se presidenca frënge e BE në gjysmën e dytë të vitit do të mbikqyrë hapjen e kapitullit të energjisë në bisedimet e pranimit të Turqisë.

Presidenti francez Nikolas Sarkozi është kundër anëtarësimit të Turqisë në BE por gjigandi e energjisë Gaz de France ka interesa të forta në projektin Nabucco. Burimet diplomatike thonë se Franca ka gjasa të përdorë kapitullin e energjisë si avantazh me Turqinë.

Turqia nisi bisedimet e pranimit në BE në 2005 por në tre vitet e fundit vetëm gjashtë nga 35 kapitujt e nevojshëm janë hapur. Çështja e vjetër me dekada e Qipros dhe kundërshtimet e Sarkozit detyruan pezullimin e hapjes së tetë kapitujve të mëdhej.

Franca tani do të bashkohet me projektin Nabucco, por kundërshtimi turk e ka bllokuar atë deri tani. Aktualisht, një konsorcium kompanish nga Turqia dhe pesë vende anëtare të BE: Austria, Bullgaria, Rumania, Hungaria dhe Gjermania, po zbaton projektin.

Turqia vazhdon të negociojë me BE mbi detajet e Nabucco. Brukseli do që Turqia të jetë një vend tranzit që fiton pagesën e tranzitit, ndërsa Ankaraja përkundrazi do të bëhet një shpërndarës rajonal që mbledh gazin nga furnizuesit dhe e shet atë në Evropë për një çmim të ndryshueshëm.

Projekti Nabucco ka zotime nga Azerbaixhani dhe Turkmenia për të furnizuar 18 milion metra kub gaz në vit, që është pothuajse 55% e kapacitetit të tubacionit. Kompanitë kërkojnë gaz shtesë për ta bërë projektin më të realizueshëm.

Vizita e fundit e kryeministrit të Irakut Nuri al-Maliki në Bruksel rriti shpresat për sigurimin e gazit të duhur. Gjatë vizitës së tij javën e shkuar, Iraku u angazhua të dërgojë së paku 5 milion metra kub në vit nga fusha e vet e Akas. Një marrëveshje pritet në javët e ardhshme.