SETimes
Published on SETimes (http://www.setimes.com)
http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/features/2008/04/17/feature-02

Rajs bën thirrje për respektimin e demokracisë laike të Turqisë

17/04/2008

Sekretarja e shtetit e SHBA Kondoliza Rajs kërkon respekt për "parimet sekulare demokratike" të Turqisë, në dritën e një rasti të diskutueshëm gjykate për të mbyllur partinë qeverisëse.

Nga Ajhan Shimshek për Southeast European Times -- 17/04/08

photo

SHBA po mbikqyr procesin ligjor lidhur me përpjekjet për të mbyllur AKP qeverisëse të Turqisë, tha të martën (15 prill) sekretarja e shtetit e SHBA Kondoliza Rajs. [Getty Images]

Sekretarja e shtetit të SHBA Kondoliza Rajs ju drejtua takimit të 27-të të Këshillit Amerikan-Turk (ATC) në Uashington të martën (15 prill) duke thënë se Uashingtoni po ndjek nga afër rastin kundër Partisë qeverisëse me rrënjë islamike për Drejtësi e Zhvillim (AKP). "Ne besojmë e shpresojmë se ky [rast] do të zgjidhet brenda kontekstit demokratik sekular të Turqisë dhe nga parimet e saj demokratike laike," tha Rajs.

Kryeprokurori i Turqisë akuzoi AKP muajin e shkuar për qënien një "pikë qendrore e veprimtarive anti-sekulare" dhe kërkoi një ndalim të anëtarëve kryesorë të saj, duke përfshirë kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan. Presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso e ka kritikuar rastin dhe i kërkoi gjykatës më të lartë të Turqisë të konsiderojë standardet evropiane në dhënien e gjykimit. Rajs, megjithatë, përdori një mënyrë më të matur. Duke shprehur besim në demokracinë e Turqisë, ajo theksoi parimet sekulare ashtu si edhe vullnetin e lirë të publikut.

"Populli turk, votuesit turq, do të zgjidhin vështirësitë përpara tyre brenda kontekstit të tyre demokratik sekular," tha Rajs.

Ajo i kërkoi gjithashtu Ankarasë të amendojë artikullin 301, një ligj kundër "fyerjes së turqizmës" që prokurorët e kanë përdorur kundër dhjetra shkrimtarëve, përfshirë laureatin e çmimit Nobel, Orhan Pamuk. "Ne vazhdojmë të inkurajojmë Turqinë për të njohur e mbrojtur të drejtat civile të të gjithë grupeve etnike e fetare, të tilla si duke rihapur seminarin e patriarkut ekumenik të Halkit," tha ajo.

ATC, një nga dy forumet e mëdha të vendit, ka për qëllim të forcojë marrëdhëniet Turqi-SHBA duke nxitur lidhjet komerciale, ushtarake, teknologjike e kulturore. Në forum morën pjesë ministri turk i mbrojtjes Vexhdi Gonul, gjeneral-lejtnanti turk Hilmi Akin Zorlu dhe gjeneral-lejtnanti i SHBA Xhon Satler.

Duke shprehur mbështetje për luftën e Turqisë kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Rajs theksoi se SHBA dhe partnerët evropianë po punojnë për të eleminuar strehimin e sigurtë të grupit terrorist në Irakun e veriut dhe për të prerë rrjetet e tij kriminale e të financimit në Evropë.

Satler u kërkoi vendim-marrësve turq të të aplikonin më tepër se vetëm mjete ushtarake kundër PKK dhe të "zhvillonin një qasje tërësore dhe të arrinin tek popullsia kurde". Ai tha se nuk po mbronte një amnisti të përgjithëshme për PKK, por më tepër një strategji të ndarjes së anëtarëve të saj më të vendour nga ata që mund të kthehen në jetën paqësore.

Konferenca tre-ditore u përqëndrua gjithashtu në lidhjet e ndërsjellta ekonomike. Ministri turk i shtetit për tregtinë e jashtme Kursad Tuzmen vuri në dukje se mundësitë për firmat e të dy vendeve janë premtuese dhe më shumë kompani të SHBA po lëvizin selitë e tyre rajonale në Turqi.

Sipas Tuzmen, 834 firma të tilla kanë investuar 5.8 milion euro në Turqi.