15/12/2006
Setimes.com
Turqia hyn në NATO.
Turqia aplikon për anëtarësim të shoqëruar në Komunitetin Ekonomik Evropian (EEC).
"Marrëveshja e Ankarasë" -- një marrëveshje zyrtare që krijoi një shoqërim midis Turqisë dhe EEC, nënshkruar në 12 shtator.
Një protokoll u nënshkrua në nëntor, që vendos një plan kohor për shfuqizimin e çmimeve dhe tarifave në tregtinë e mallrave midis Turqisë dhe EEC.
Lidhjet me BE janë pezulluar pas një grushti shteti në Turqi, por janë rivendosur pas zgjedhjeve demokratike tre vjet më pas.
Turqia aplikon për anëtarësim në Komunitetin Evropian (EC).
Duke përmendur Qipron e çështje të tjera, Komisioni Evropian vendos të mos fillojë bisedimet e pranimit me Turqinë, ndërsa konfirmon se objektivi është anëtarësimi përfundimtar.
Turqia hyn në një bashkim doganor me Bashkimin Evropian (BE).
Këshilli Evropian e vë Turqinë në kushte të barabarta me kandidatët e tjerë. Tre vjet më pas, ai thotë se bisedimet e pranimit mund të hapen aq shpejt sa Turqia të përmbushë kriteret politkke të Kopenhagenit.
BE mbrrin një marrëveshje për të filluar bisedimet e pranimit me Turqinë. Në tetor 2005 nisin negociatat.
Një mosmarrëveshje rreth shtrirjes së protokollit të doganave të Turqisë ndaj Qipros, çon në pezullimin e tetë kapitujve në bisedimet e pranimit.
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim fiton zgjedhjet e përgjithshme të Turqisë, duke siguruar një shumicë në parlament dhe duke i dhënë një goditje politike opozitës laike, e cila kishte paralajmëruar për "islamizimin" e Turqisë. Abdullah Gul bëhet president i Turqisë.
Krye-prokurori i Stambollit paraqet një padi që akuzon një numër të madh personeli ushtarak, akademikë, gazetarë dhe figura politike për anëtarësim në një organizatë të fshehtë, të njohur si Ergenekon. Grupi dyshohet të ketë komplotuar veprime terroriste në një përpjekje për të destabilizuar Turqine dhe për të rrëzuar qeverinë.
Në një marrëveshje historike, Turqia dhe Armenia premtojnë të normalizojnë lidhjet diplomatike dhe të hapin kufirin e përbashkët të tyre.
Parlamenti miraton ndryshimet kushtetues të një shkallë të gjërë pavarësisht nga reagimi i fortë nga opozita. Ndryshimet përfshijnë ristrukturimin e institucioneve gjyqësorë të lartë, duke shkaktuar shqetësime në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit. Opozita i çon ndryshimet në Gjykatën Kushtetuese për t’i anulluar ato.