06/02/2006
Në përfundim të vitit 2005, ligjëvënësit e dy entiteteve nga Bosnja dhe Hercegovina miratuan një marrëveshje të hartuar nga Komisioni i Reformës së Mbrojtjes. Ajo i dha fund rekrutimit, krijoi një ministri të vetme mbrojtje në nivel shteti dhe hodhi bazat e një force ushtarake profesioniste që ti përshtatet nevojave të BH, nevojave të sigurisë rajonale dhe kërkesave për integrim në komunitetin ushtarak ndërkombëtar. Një hap i rëndësishëm në rrugën e BH drejt integrimit Euro-Atlantik, marrëveshja gjithashtu reflekton angazhimin prej një dekade të NATO-s për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për popullin e Bosnjës.
Nga Derek Çapell, zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të NATO në Sarajevë – 06/02/06
Në një gjendje pas lufte si Bosnja dhe Hercegovina (BH), sfida më e vështirë është ndryshimi i fokusimit të vëmendjes së publikut nga e kaluara në të tashmen dhe përfundimisht në të ardhmen.
Kur ku ndryshim të ndodhi, do të përcaktohet nga populli i BH dhe do të influencohet nga perceptimet e tyre mbi stabilitetin, sigurinë, mundësinë dhe progresin që shoqëria e tyre i siguron atyre dhe ndjenjat e tyre për ekzistencën kombëtare dhe për një të ardhme të përbashkët.
Organizatat ndërkombëtare si NATO nuk mund imponojnë një ndjenjë të ekzistencës kombëtare të BH. Roli i NATO-s është të nxisi kushtet në të cilat këto ndjenja dhe perceptime mund të shfaqen dhe të pasqyrohen në shoqëri. Qëllimi i NATO-s ka qenë që të shërbejë si katalizator për ndryshimet që do të parandalojnë nevojën për praninë e saj në vazhdim në BH.
Ai mision kërkon ndjeshmëri ndaj kushteve në ndryshim, dhe kërkon që mandati i NATO-s dhe funksionet e saj të evoluojnë sipas ndryshimeve që ndodhin.
Një prani në evolucion
NATO ka qenë në BH për 10 vite. Gjatë kësaj kohe, misioni dhe fokusi i NATO-s është ndryshuar sipas transformimeve të vetë vendit. Fokusi i saj është tani dhe në të ardhmen -- ndërtimi i shtetit nëpërmjet krijimit të një ushtrie të një niveli të vetëm shtetëror nën komandën civile.
Forca e Implementimit IFOR e udhëhequr nga NATO e cila u krijua në BH në 1995 u ngarkua me çmobilizimin e fraksioneve ndërluftuese dhe krijimin e një ambienti ku marrëveshja e paqes mund të zbatohet.
Ndërsa, një vit më vonë, IFOR evoloi një SFOR, misioni i ri i NATO-s ishte parandalimi i luftimeve, vendosja e paqes dhe të kontribuonte në arritjen e një atmosfere sigurie. Ai ndryshim konfirmoi se roli i NATO-s ishte ndryshimi nga një interesim mbi nevojat e menjëhershme mbi sigurinë dhe përmbajtjen drejt përfshirjes aktive në ndërtimin e një shoqërie civile të shëndetshme.
Ceremonia e transferimit të autoritetit në 2 dhjetor 2004, e cila çoi misionin SFOR të NATO-s në një konkluzion të suksesshëm dhe krijoi një shtab të përgjithshëm të ri të NATO-s në Sarajevë, ishte edhe falë vlerësimit të një ndryshimi tjetër -- pas përballimit me sukses të sfidës së stabilizimit pas lufte erdhi momenti i mbështetjes së ndërtimit të shtetit dhe integrimi i BH në institucionet europiane.
Ndërtimi i kompetencave shtetërore
Megjithëse NATO mund të ketë tani një fokus më të vogël se më përpara, detyrat e saja janë akoma më shumë vendimtare për të ardhmen e vendit. Mandati i saj kryesor është mbrojtja e reformave, që përfaqëson një kusht paraprak thelbësor për integrimin Europian, anëtarësimin në Partneritetin për Paqe (PP) dhe përfundimisht integrimin e plotë në NATO.
Instrumenti që mundëson këtë ndryshim ka qenë Komisioni i Reformës së Mbrojtjes (KRM) të cilin NATO e ka bashkëdrejtuar që nga Janari 2005.
Përfaqësuesi i lartë Paddy Ashdown krijoi KRM në maj 2003, duke i ngarkuar detyrën e hartimit të ndryshimeve ligjore dhe kushtetore për ta bërë BH një kandidat të besueshëm të PP.
12 anëtarët e komisionit dhe katër vëzhguesit mblodhën së bashku për herë të parë nën një mandat të vetëm gjithë gamën e zyrtarëve lokalë dhe organizatave ndërkombëtare të përfshirë në sigurinë e BH dhe e kanë fokusuar punën e tyre drejt një grupi specifik reformash institucionale.
Reformat thelbësore përfshijnë krijimin e një shteti të vetëm, një strukturë drejtimi dhe kontrolli nga ana civile me një ministri mbrojtje në nivel shteti, kontroll dhe mbikqyrje demokratik parlamentar, transparencë në planet e mbrojtjes dhe buxhetit, dhe doktrinë e përbashkët, standarte trajnimi dhe paisje. Këto objektiva formojnë guidën e dorëzuar tek KRM në 2003.
Ushtria e BH ka qenë e bazuar në një sistem rekrutimi të vjetëruar të trashëguar nga Republika Federale Socialiste e Jugosllavisë, sipas së cilës një kuotë vjetore prej 12400 burrash thirreshin nga të dyja: Federata e BH (FBH) dhe Republika Srpska (RS). Rekrutët u thirrën çdo dy muaj për një periudhë shërbimi prej katër muajsh. Ata kanë përfituar vetëm dy muaj trajnim dhe u përdorën në përgjithësi si krah pune ose si roje. Mbas përfundimit të katër muajve shërbim, rekrutët rifillojnë jetën civile si anëtarë të forcës rezervë prej 60000. Asnjë tjetër trajnim ushtarak nuk ju ofrohet këtyre rezervistëve përveç atyre dy muajve të parë.
Rekrutët përfituan vetëm trajnimin ushtarak bazë. Kushtet e jetesës dhe punës ishin të rëndomta falë shtrëngesave të mëdha financiare. Sistemi nuk prodhon një ushtri të trajnuar ushtarakisht dhe për shkak të fluksit të vazhdueshëm të rekrutëve të rinj, madhësia e ushtrisë rezerviste shpejt tejkaloi efektivin e saj të autorizuar.
Kosto e këtij sistemi të vjetëruar ishin të larta. Në FBH kosto vjetore të rekrutimit dhe ushtrisë rezerve arrinin 46 milion KM, ndërsa në RS ajo arriti në 15 milion KM ose 22% e buxhetit të mbrojtjes së entitetit.
Ky shpenzim nuk ka prodhuar një ushtri mbrojtje të efektshme, nuk përmbushi nevojat e BH dhe dëmtoi ushtrinë duke devijuar fonde nga përmirësimet thelbësore në paisje, trajnim dhe kushtet e jetesës.
Nga ana e kontrollit dhe drejtimit, janë të dukshme dublikata dhe papajtueshmëria e dy entiteve mbrojtjeje të krijuara që operojnë në territorin e një shteti të vetëm. Rekomandimet e KRM-së në 2003 kanë rezultuar në krjimin e dy hallkave të drejtimit – administrativ dhe funksional – të dyja kulminojnë në presidencë me ministrinë e mbrotjes në nivel shteti si përfaqësuese përgjegjëse ekzekutive. Operacionet e përditshme të forcave të armatosura, janë akoma në nivel entiteti.
Autoriteti i shtetit është kufizuar në caktimin e standarteve dhe nga fundi i 2004 ishte e qartë se edhe kjo u kundërshtua. Së bashku me sugjerimet se elementët e hallkave të drejtimit administrativ dhe operacional nuk ishin plotësisht nën kontrollin e shtetit ose entitetit, KRM-së ju dha mandati të trasferoje kompetencat e mbetura të mbrojtjes së entitetit drejt shtetit dhe të mbylli plotësisht institucionet e mbrotjes së entiteteve.
Rruga përpara
Marrëveshja që u hartua nga KRM dhe u aprovua nga të dy asambletë e entiteteve në fund të 2005 përfaqëson një arritje historike. Legjislacioni i jep fund rekrutimit, krjon një ministri të vetme mbrojtjeje në nivel shteti dhe hedh bazat e një force ushtarake profesionale e cila i përshtatet nevojave të BH, nevojave të sigurisë rajonale dhe kërkesave për integrim në komunitetin ushtarak ndërkombëtar.
Sistemi joefikas i rekrutimit mbaroi në 1 Janar 2006 po ashtu dhe ministritë e mbrojtjes së entiteteve. Forcat e reja të Amatosura të BH do të përfshijnë vetëm personel profesionist. Forca rezerviste joefikase prej 60000 u shfuqizua në 1 Janar 2006, për t’u zëvendësuar nga një forcë aktive rezerviste e formuar nga profesionistë që kanë përfunduar punën e shërbimit aktiv. Madhësia e saj do të kufizohet në gjysmën e forcës që punon aktive.
Forcat e reja të armatosura do të konsistojnë në një personel prej 10000 vetash, të organizuar në një sistem regjimenti të cilat do të ruajnë traditat dhe trashëgiminë e përshtatshme ushtarake të ushtrive të mëparshme të entiteteve. Do të jenë tre regjimente këmbësorie, me ndarje të vogla të organizuar në një regjiment të vetëm. Secili nga regjimentët e këmbësorisë do të sigurojë një batalion secilës nga tre brigadat e Forcave të Armatosura të BH (FABH) kështu që çdo brigadë do të përfshijë tre batalione, një nga secili regjiment. Kjo është një risi e rëndësishme për FABH, të cilat kanë qenë të organizuara më parë kryesisht në bazë të popullsisë përbërëse.
Kontrolli i shtetit i siguruar nëpërmjet një hallke të vetme drejtimi që vepron nga presidenti i BH tek ministri i mbrojtjes, pastaj tek shefat e përbashkët të personelit dhe poshtë tek komandantët e funksionimit dhe mbështetjes së trupave. Një buxhet shtetëror mbrojtje i vetëm filloi në 1 Janar 2006. Në 1 korrik 2007, shtabi i përgjithshëm i brigadës së re duhet të krijohet dhe në 31 dhjetor 2007 duhet të përfundojë riorganizimi.
Forcat e reja të armatosura të BH do të trajnohen, organizohen dhe pajisen sipas standarteve të NATO-s. Ato do të strukturohen për të marrë pjesë në misione të përbashkëta sigurimi jashtë vendit, të marrin pjesë në operacionet e mbështetjes së paqes dhe të asistojnë autoritetet civile në përballjen me fatkeqësitë naturale dhe nga ato të shkaktuara nga njeriu.
Nën një strukturë civile të vetme, forcat e armatosura do të bëhen një burim stabiliteti dhe mirëbesimi për popullsinë.
Një precedent politik
Shembulli se procesi i reformave në mbrojtje është po aq i rëndësishëm sa dhe vetë reformat. Duke punuar me drejtuesit dhe institucionet lokale, një konsensus historik u çua përpara i cili vendos intersat e shtetit mbi interesat e ngushta partiake. Drejtuesit politik të moderuar dhe progresistë të BH dhe zëri i arsyetimit dhe profesionalizmit triumfuan mbi eksperiencat dhe ndjenjat përçarëse historike. Forcat e reja të armatosura të BH do të përforcojnë gjendjen e sigurisë dhe do të garantojnë sigurinë rajonale nëpërmjet integrimit në strukturat Euro-Atlantike.
NATO është e kënaqur se ka qenë edhe lehtësues edhe katalizator ndaj ndihmës së lëvizjes së BH mbas Daejtonit, nga stabilizimi në integrim dhe nga ndarja e historisë në mundësitë e së ardhmes.