Greqia renditet pothuajse në vend të fundit në vlerësimin për aftësinë konkurruese

06/06/2012

Si të mos mjaftonin problemet, imazhi i Greqisë merr një goditje tjetër. Gjithashtu në lajmet nga biznesi: dinari ka parë rënie të forta kohët e fundit mes presioneve të shkaktuara nga politikat fiskale zgjeruese, ndërsa Stambolli organizoi Forumin Ekonomik Botëror të 42-të të përvitshëm.

Greqia ndodhet pothuajse në fund të listës së Librit Vjetor të Aftësisë Konkurruese Botërore për 2012-tën, të publikuar të enjten (31 maj) nga instituti administrues IMD me qendër në Zvicër. Shteti ndodhet në vendin e 58-të në listën me 59 vende. Vendet e tjera nga rajoni të përfshira në renditje janë Turqia në vend të 38-të, Rumania në të 53-tin, Bullgaria në të 54-tërtin e Kroacia në të 57-tin. Libri vjetor mat sesa mirë vendet administrojnë burimet ekonomike e njerëzore të tyre për të rritur begatinë e tyre.

***

Banka Qendrore e Serbisë njoftoi të hënën (4 qershor) se ka shitur 18,5 milionë euro në një përpjekje për të "lehtësuar luhatjen e tepruar ditore" të kursit të shkëmbimit mes euros e monedhës vendase. Dinari ka parë rënie të forta kohët e fundit mes presioneve të shkaktuara nga politikat fiskale të zgjeruara, buxheti i zgjeruar e defiçitet e llogarisë rrjedhëse.

***

Stambolli organizoi të hënën (4 qershor) e të martën Forumin Ekonomik Botëror të 42-të të përvitshëm. Kjo shënoi herën e parë që forumi ka diskutuar mbi probleme me të cilat përballen një numër rajonesh në Evropë, Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut e Euroazi. Veprimtaria, e cili u zhvillua me temën "Krijojmë ura mes rajoneve në transformim,",tërhoqi më shumë se 1000 pjesëmarrës nga 70 vende.

***

Panairi më i madh i anijeve nisi në Athinë të hënën (4 qershor). Veprimtaria pesë ditore e për-dyvitshme e quajtur "Posidonia" ka tërhequr një rekort prej 1870 ekspozuesish nga 87 vende e pritet të tërheqë më shumë se 17.000 vizitorë.

***

Komisioni Evropian (KE) ka rekomanduar që Bullgaria të hiqet nga një listë e vendeve që përballen me sanksione për shkak të defiçitit të tyre të tepërt buxhetor, u citua të ketë thënë Presidenti i KE-së Hoze Manual Barrozo më 30 prill. Procedura e ashtu-quajtur e defiçitit të tepruar e BE-së prek vendet anëtare me defiçit mbi 3% të PKB-së. Bullgaria arriti të ngushtojë diferencën buxhetore në 2,1% të PKB-së vitin e kaluar, nga 3,8% që ishte më 2010.

***

Një autostradë e planifikuar që do të lidhë Turqinë e Bullgarinë do të përfshijë edhe Rumaninë, njoftoi Kryeministri rumun Viktor Ponta të hënën (4 qershor), duke iu përgjigjur një ftese nga homologu bullgar i tij Bojko Borisov për t'u bashkuar me projektin. Bullgaria, Turqia e Katari ranë dakort muajin e kaluar që të zbatojnë projektin prej 777 milionë euro, që do të zbatohet sipas një partneriteti të përbashkët publik e privat.

***

Gjykata Kushtetuese e Turqisë hodhi poshtë një pretendim të premten (1 qershor) nga Partia Republikane e Popullit (CHP) kryesore e opozitës që kërkonte të ndalonte një ligj që lejonte ndërtimin e një uzine bërthamore në provincën jugore të Mersinës. Uzina, një projekt i përbashkët mes Turqisë e Rusisë, do të ketë katër reaktorë e një kapacitet prej 4,8 gW. Ndërtimi i tij në brigjet turke të Detit Mesdhe pritet të nisë në mesin e 2014-tës.

***

Qeveria e Maqedonisë paraqiti një paketë prej 12 masash ekonomike e shoqërore të shtunën (2 qershor), duke përfshirë katër masa që synojnë krijimin e 6000 deri 8000 vendeve të reja të punës. Pjesa tjetër e masave synon të mbështesë bizneset, familjet në rrezik, prodhuesit bujqësorë e personat që punojnë në sektorin e transportit. Qeveria planifikon të rezervojë një fond prej 13 milionë eurosh për të zbatuar masat.

(Burime të ndryshme -- 30/05/12-06/06/12)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.