Kulturë dhe sporte: Pishtari Olimpik në rrugën e tij për në Singapor

28/07/2010

Pishtari i Olimpiadës Verore të Rinisë u ndez në Olimpin e Vjetër, Greqi. Gjithashtu në lajmet kulturorë: Antalja, Turqi organizon Festivalin e Dhjetë Ndërkombëtar të Kulturës e Arteve dhe Prizreni, Kosovë përgatitet për DokuFest.

Një ceremoni në Olimpin e Vjetër, Greqi, të premten (23 korrik) nisi udhëtimin e gjatë të Pishtarit Olimpik përpara përurimit të Olimpiadës Verore të Rinisë në Singapor, nga 14 deri më 25 gusht. Pishtari do të udhëtojë në pesë qytete: Berlin, Dakar, Meksiko Siti, Okland dhe Seul, duke përfaqësuar të pesë kontinentet, përpara se të arrijë në destinacionin përfundimtar. Do të konkurrojë një numëri përgjithshëm prej 3,500 atletësh të moshave 14 deri 18 vjeç.

***

Një libër udhëzues turistik për Shqipërinë u botua për herë të parë në Spanjë dhe u paraqit të shtunën (24 korrik) në Tiranë. Projekti i përbashkët i ministrisë së kulturës dhe ambasadës së Spanjës në kryeqytet përmban informacion rreth historisë, gjeografisë dhe sociologjisë së Shqipërisë. Ai është përgatitur nga dy profesorë spanjollë.

***

Ekipi i volejbollit për femra i Serbisë mbrojti kurorën e tij të Ligës Europiane të Volejbollit, pasi mundi Bullgarinë 3-1 të dielën (25 korrik). Ndeshja finale u luajt në Ankara. Turqia mori të bronxtën me fitoren 3-0 ndaj Izraelit. Ekipi i meshkujve i volejbollit të Serbisë mori medaljen e bronxtë pasi mundi Kubën 3-2 gjatë një ndeshje të Ligës Botërore në Kordoba, Argjentinë.

***

Antalja, Turqi, hapi të shtunën (24 korrik) Festivalin e 10-të Ndërkombëtar të Kulturës dhe Arteve. Festivali që shkon deri më 29 tetor bashkon artistë të shquar vendas dhe ndërkombëtarë në 23 veprimtari.

***

Festivali i 50-të i Trumpetës i Guca do të zhvillohet nga 13 deri më 22 gusht. Veprimtaria e këtij viti pritet të tërheqë qindra dhe mijëra vizitorë në qytetin e vogël në Serbinë perëndimore.

***

Prizreni, Kosovë, do të hapë më 31 korrik edicionin e 9-të të DokuFest. Festivali një javor ndërkombëtar i dokumentarëve dhe filmave të shkurtër do të shfaqë 156 filma që përfaqësojnë 34 vende.

(Burime të ndryshëm – 21/07/10-28/07/10)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Home Regular Site Klauzolë Kush jemi ne