Shkencë dhe teknologji: nderohet presidenti i Rumanisë

15/03/2010

Traian Bashesku është pranuar në Akademinë Rumune të Shkencav. Gjithashtu në lajmet shkencore: një qendër robotike hapet në sarajevë dhe zyrtarët serbë janë të parët për të e-nënshkruar kartat biometrike të ID.

Presidenti rumun Traian Bashesku u bë të enjten (11 mars) një anëtar nderi i Akademisë Rumune të Shkencave. Të tjerë anëtarë të nderit përfshijnë Luis Braille, shpikësi i një gjuhe të shtypur për të verbërit, fizikantin gjerman Verner Karl Heizenberg dhe biologun rumun-amerikan të qelizës Xhorxhe Emil Palade.

***

Një qendër robotike për Ballkanin Perëndimor, Bullgarinë dhe Hungarinë u hap të mërkurën (10 mars) në Sarajevë. Rreth 3 milion euro do të investohen për projektin deri në fund të vitit. Qendra nuk do të prodhojë robotë se sa do të hartojë projekte dhe zgjidhje teknike për kompanitë private që përdorin teknologjinë robotike.

***

Ministri i brendshëm serb Ivica Daçiç dhe ministrja e telekomunikacioneve dhe shoqërisë së informacionit Jasna Matiç, u bënë të hënën (8 mars) shtetaist e parë serbë për të marrë e-nënshkrimet e certifikatave në kartat e tyre biometrike të ID. Rreth 1.1 milion karta biometrike të ID janë lëshuar në Serbi deri tani dhe mbajtësit e tyre mund të aplikojnë për e-certifikata.

***

Më tepër se 100 uebsajte malazeze ndalën së funksionuari të enjten (11 mars) pas një sulmi nga hakerat. Objektivi ishte një nga serverat pritës të Telecom T-com malazes.

***

Shkencëtarët bullgarë dhe grekë prodhuan një atlas të faunës përgjatë lumit Nestos në kufirin midis të dy vendeve. Ata "hartografuan" biodiversitetin ekstensiv të një rajoni në një botim të përkthyer në greqisht, bullgarisht dhe anglisht. Libri doli në 1 mars.

***

Profesorja turke Zehra Nese Kavak u zgjodh në bordin ekzekutiv të Akademisë Botërore të Artit e Shkencës. Ajo u bë anëtarja e 650-të e akademisë në mbarë botën në vitin 2005 dhe e para anëtare turke. Kavak është themeluese e Njësisë së Kujdesit të Paralindjeve në fakultetin mjekësor të Universitetit të Marmarasë dhe është gjithashtu sekretare e përgjithëshme e Shoqatës Turke të Grave Biznesit.

***

Më tepër se 90% e shtetasve turq besojnë se aksesi i internetit është e drejta e tyre bazë, sipas një sondazhi të BBC botuar në 8 mars. Turqia është më e larta në treguesin e saj krahasuar me çdo vend tjetër evropian në studimin që përfshiu 27,000 adultë në 26 vende anembanë botës. Nuk u anketua ndonjë tjetër vend i Ballkanit.

***

Arkeologët zbuluan gjetje të rralla, duke përfshirë mbetjet arkeologjike të varreve masive, poçeri dhe statueta balte, gjatë gërmimeve në Nekropolin mbretëror në Greqinë veriperëndimore. Gjetjet u paraqitën në takimin e 23-të shkencor mbi punën arkeologjike në Maqedoni dhe Traki, në Universitetin Aristotel të Selanikut të enjten (11 mars).

(Burime të ndryshme -- 08/03/10 - 15/03/10)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Home Regular Site Klauzolë Kush jemi ne