10/06/2009
Shqipëria nderoi këngëtarin italian Al Bano me çmimin "Nënë Tereza". Gjithashtu në lajmet kulturore: një teniste rumune fiton në dyshet në French Open 2009 dhe Prishtina po shënon dhjetë vjetorin e trupave të NATO-s në Kosovë.
SOURCE
Këngëtari italian Albano Karrizi, njohur si Al Bano, mori të hënën (8 qershor) çmimin "Nënë Tereza" të Shqipërisë. Al bano u nderua për nxitjen e vlerave njerëzore dhe lirisë nëpërmjet muzikës së tij. Presidenti Bamir Topi i dhuroi gjithashtu atij një bust të Al Banos si një simbol të miqësisë shqiptare.
***
Tenistja rumune Elena Bogdan, në çift me Thai Noppawan Lertcheewakarn, të Tailandës fitoi finalen e Dyshes së Vajzave në French Open 2009 në Roland Garros të shtunën (6 qershor). Bogdan dhe Lertcheewakarn fituan finalen 3-6, 6-3, 10-8 kundër Timea Babosh të Hungarisë dhe Hidher Uatson të MB.
***
Prishtina do të presë të premten (12 qershor) edicionin e parë të Festivalit të Lirisë për të shënuar 10 vjetorin e vendosjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Grupe të ndryshme lokale dhe ndërkombëtare do të japin shfaqje në rrethinat e kryeqytetit. Në to përfshihen Method Man dhe Redman, Zenzile nga Afrika e Jugut, Spasulati Band nga Italia, GusGus nga Islanda dhe Banko De Gaia e MB.
***
Aktori maqedonas Nikola Ristanovski dhe regjisori Aleksandar Popovski fituan nderimet e larta në Festivalin e Teatrit mbajtur nga 23 maj deri të premten (5 qershor) në Novi Sad. Ristanovski u quajt aktori mashkull më i mirë për rolin e tij të Ahmet Nuredimit në pjesën "Dervishi dhe Vdekja". Popovski u mirënjoh për punën e tij në "Kandidi ose Optimizmi".
***
Magdalena Xhanavarova, 21 vjeç, fitoi të hënën (8 qershor) edicionin e tretë të Bullgarisë të talenteve këngëtarë Idoli Muzikor. Në finale ajo mundi Bojan Stojkov, nga Bitolja, Maqedoni.
(Burime të ndryshme – 03/06/09-10/06/09)