24/11/2008
Kryeministri i Turqisë viziton Organizatën Evropiane për Kërkimin Nuklear në Gjenevë. Po ashtu në lajmet e shkencës dhe teknologjisë: qeveria rumune miraton krijimin e Institutit Kombëtar për Kërkimin dhe Zhvillimin Hapsinor, dhe një profesor turk merr Çmimin e Inxhinierit Benjamin Baker.
Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan vizitoi Organizatën Evropiane për Kërkimin Nuklear (CERN) në Gjenevë në 17 nëntor. Drejtori i CERN Robert Ajmar i prezantoi Erdoganit mbi studimet e realizuara nga organizata. Ai tha se Turqia është midis vendeve kryesore kërkimore në CERN. Afërsisht 100 studiues turq po kontribuojnë në punën e organizatës, tha Ajmar.
***
Qeveria rumune ka miratuar krijimin e Institutit Kombëtar për Kërkimin dhe Zhvillimin Hapsinor. Instituti Elie Karafoli është i pari i këtij lloji në vend, sipas ministrisë së edukimit, kërkimit dhe rinisë në 14 nëntor. Instituti do të fokusohet në kërkimin shkencor dhe zhvillimin teknologjik në shkencat e aeronautikës dhe hapësirës.
***
Profesori i Universitetit Cukrova Galip Seckin në Turqi mori Medaljen Baker nga Instituti i Inxhinierëve Civilë të Mbretërisë së Bashkuar. Seckin fitoi çmimin për këtë projekt lidhur me mbrojtjen e përmbytjeve. Inxhinierët zbatuan teorinë e Seckin në lumin Misisipi të Shteteve të Bashkuara në vitin 1998.
***
Departamenti i shtypi dhe komunikimit i Universitetit të Athinës prezantoi një studim mbi kanalet e televizionit satelitor me qendër në Greqi dhe preferencat e këndvështrimit të emigrantëve grekë. Shumica e të anketuarve (46%) thanë se preferojnë transmetuesin shtetëror ERT në Botë, ndërsa 35% favorizojnë kanalet e rrjetit satelitor Antena me qendër në Athinë.
***
Arkeologët gjetën një vendbanim neolitik në qendrën e Greqisë, njoftoi media të enjten (20 nëntor). Ata zbuluan rrënojat gjatë ndërtimit të një gazsjellësi në Thesali, rreth 280km në veri të Athinës. Sipas arkeologëve, vendbanimi ekziston prej më shumë se 6,500 vite para dhe ka strehuar rreth 300 njerëz.
***
Një ekip i shkencëtarëve kroatë i drejtuar nga Miroslav Radman izoloi organizma të qëndrueshme që zotërojnë molekula të vogla të cilat janë në gjendje të mbrojnë proteinat, duke përfshirë "proteinat doktore" që riparojnë dëmtimin e celulave. Radman dhe studimi i kolegëve të tij mund të bëjë të mundur zbulimin e një "eliksiri të rinisë", thanë ata në një simpozium shkencor dyditor që u hap të enjten (20 nëntor). Ai përkujtoi 50 vjet kërkime të biologjisë molekulare në Zagreb.
***
Një muaj mbasi arkeologët zhgroposën një varr ritual në bashkinë e Konce të Maqedonisë, ata gjetën artefakte të reja nga një periudhë e hershme romake, lajmëroi shefi i misionit të arkeologëve në atë vend, Trajce Nacev. Ai tha se në fazën e parë të gërmimeve, ekipi gjeti rreth 130 enë qeramike dhe disa sende bronzi.
(Burimet e ndryshme – 17/11/08-24/11/08)