Ditari Diplomatik: Turqia organizon takimin e Bashkimit Afrikan

19/08/2008

"Mbështetja dhe Bashkëpunimi për një të Ardhme të Bashkuar" është deviza e takimit të Stambollit të kësaj jave. Po ashtu në lajmet diplomatike: bisedimet direkte për ribashkimin e Qipros janë programuar për 3 shtator dhe presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad vizitoi Turqinë.

Stambolli po organizon një takim për bashkëpunimin midis Turqisë dhe Afrikës që filloi të hënën (18 gusht) që përfundoi të enjten. Të gjithë 53 anëtarët e Bashkimit Afrikan morrën ftesa në takim, dhe 50 prej tyre po marrin pjesë. Takimi, i zhvilluar nën devizën "Mbështetja e Bashkëpunimit për një të Ardhme të Bashkuar", do të mirëpresi po ashtu Kryetarin e Komisionit për Bashkimin Afrikan Jean Ping. Takimi është i pari i këtij lloji.

***

Presidenti Qipriot Demetris Khristofias tha të dielën (17 gusht) se takimi i ti me drejtuesin <b>qipriotin turk</b> Mehmet Ali Talat do të zhvillohet në 3 shtator dhe do të fokusohet në pjesën proceduriale të bisedimeve direkte për ribashkimin e ishullit të ndarë. Khristofias tha se bisedime të konsiderueshme do të fillojnë gjatë takimit të tij të dytë me Talat, të programuar për 11 shtator.

***

Kryeminstri Turk Reçep Tajip Erdogan tha të mërkurën (13 gusht) se ministrat e jashtëm në Ankara dhe Moskë do të fillojnë së shpejti zbatimin e propozimit turk për të krijuar një pakt stabiliteti dhe bashkëpunimi në Kaukaz. Erdogan ishte duke folur nga Moska, ku ai u takua me presidentin Dmitri Medvedev dhe morri pjesë në një drekë pune me kryeministrin Vladimir Putin dhe ministrin e jashtëm Sergej Lavrov.

***

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad arriti të enjten (14 gusht) për një vizitë tre ditore në Stamboll. Vizita nuk ishte zyrtare, thanë zyrtarët Turk. Sidoqoftë Ahmadinexhad u takua me presidentin Abdullah Gul dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare. Ata biseduan gjithashtu lidhur me mënyrat për të forcuar bashkëpunimin dypalësh tregtar.

***

Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje-Hercegovinë (BH) Miroslav Lajcak u takua me Gjeneral John McColl, zëvendës-komandanti suprem i forcave aleate të NATO-s në Evropë dhe komandanti i BE-së për Operacionin ALTHEA (EUFOR), të martën (12 gusht). Ata diskutuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit midis Zyrës së Përfaqësuesit të Lartëdhe EUFOR. Lajcak tha se firmosja e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit midis BH-së dhe BE-së dhe arrestimi i muajit të fundit të Radovan Karadziç duhet të shënojnë fillimin e një epoke të re politike. McColl theksoi se EUFOR do të vazhdojë të kontribuojë për sigurinë në BH në përputhje me mandatin e Dejtonit.

(Burime të ndryshme 11/08/08-18/08/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Home Regular Site Klauzolë Kush jemi ne