Biznes: Rumnia kryeson Ballkanin në listën e Forbes, Vendet më ë Mira për Biznes

04/07/2008

Rumania mban vendin e parë midis vendeve të evropës Jyglindore në listëne Forbes të Vendeve më të Mira për Biznes. Gjithashtu në lajmet e bizn esit: Normat e Kroacisë gtë qëndrueshme me Standard & Poor dhe Bullgaria merr 360 milion $ ripagim huaje nga Iraku.

Rumania renditet më e mira ndërsa Bosnje dhe Herzegovina (BiH) më e keqja midis vendeve të Ballkanit në listën e tretë të revistës Forbes, Vendi më i Mirë për Biznes, lëshuar javën e shkuar. Rumania zuri vendin e 40-të ndjekur nga Turqia (41) dhe Bullgaria (44). Vendet e tjera në rajon vinë shumë më prapa me Shqipërinë dhe Maqedoninë që zënë vndet e 77-të dhe 79-të . BiH ishte e 101-ta. Serbia dhe Mali i Zi nuk qenë përfshirë në renditje.

***

Standard & Poor's afirmoi normën e borxhit të huaj afat-gjatë të Kroacisë në BBB/A-3, dhe normën e borxhit të monedhës lokale në BBB+/A-2, të gjitha me opinion të qëndrueshëm, sipas një njoftim i zyrtar të martën (1 korik). Normat e Kroacisë janë mbështetur nga konsolidimi gradual i llogarive publike, GDP së lartë për frymë dhe politikës së ankorimit ofruar nga integrimi në BE.

***

Borxhi 360 milion $ i Irakut ndaj Bullgarisë u pagua plotësisht, tha të mërkuën (2 korrik) ministria bullgare e financave. Sasia totale e borxhit të papaguar dhe interesit të akumuluara llogarit në 1.86 miliard $ por të dy vendet ranë dakord ta reduktojnë shifrën vitin e kaluar.

***

Irani dhe Turqia nisën negociatat mbi ndërtimin e një tubacioni të ri gazi për transferimin e gazit natyror në Evropë nëpërmjet Turqisë, tha të dielën (29 qershor) ministri i naftës i Iranit Gholam Hossein Nozari. Tubacioni i ri do të shtrihej nga fushat e naftës South Pars në kufirin turk-iranian.

***

Calik Group, e Turqisë, zotërues i National Commercial Bank (BKT) në Kosovë njoftoi të hënën (30 qershor) se do të investojë më shumë në ekonominë e Kosovës. Kompania hapi një degë të dytë BKT në qytetin jugor Prizren. Calik Holding është investitori i parë turk në Kosovë, me aksione në shpërndarjen e gazit, bankimin dhe sektorin e tekstileve.

(Burime të ndryshme – 27/06/08-04/07/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Home Regular Site Klauzolë Kush jemi ne