Biznes: bankat qendrore dakord mbi bashkëpunimin

13/07/2007

Bankat qendrore të Qipros dhe të gjashtë vendeve ballkanike nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi. Gjithashtu këtë javë: FMN miraton një pagesë për Shqipërinë dhe Bullgaria sheh një ngadalësim në rritjen industriale.

Bankat qendrore të Shqipërisë, Bullgarisë, Qipros, Greqisë, Maqedonisë, Rumanisë dhe Serbisë nënshkruan një memorandum mirkuptimi gjatë një takimi të përfaqësuesve të bankave në Athinë, të shtunën (7 korrik). Marrëveshja parashikon këmbimet e informacionit në luftën kundër spastrimit të parave.

***

Operatori kryesor i telekomit i Federatës së Bosnje dhe Herzegovinës (FBiH), BiH Telecom, nënshkroi një marrëveshje 3.8 milion euro të dielën (8 korrik) me ofruesin kroat të telekomit Ericsson Nikola Tesla. Firma kroate do të sigurojë 50 stacione të reja bazë për BiH Telecom.

***

Ministria e industrisë dhe tregtisë e Kosovës propozoi amendimin e kodit fiskal me qëllim që të nxisë rritjen dhe të përmirësojë klimën e biznesit. Ajo sugjeroi uljen e taksës mbi fitimet nga 20% në 10% dhe vbënien e taksës mbi të gjitha të ardhurat mujore mbi 80 euro në 10%. Të ardhurat mujore më të pakta se 80 euro do të përjashtohen nga taksimi.

***

Bordi i FMN kompletoi shqyrtimin e tretë të ecurisë së Shqipërisë në kuadrin e marrëveshjeve të reduktimit të varfërisë, kushtit lehtësues të rritjes dhe fondit të zgjeruar të ndihmës. Ai miratoi pagesën e këstit prej 2,7 milion euro për vendin.

***

Rritja industriale e Bullgarisë u ngadalësua nga 11.7% nga viti në vit në prill, në 6.9% nga viti në vit në maj, sipas Institutit Kombëtar të Statistikës. Ngadalësimi ju vesh kryesiht sektorit të minierave ku rendimenti ra 9.7% nga viti në vit.

***

Agjensia ndërkombëtare e normimit Standard & Poor's afirmoi borxhin afat-gjatë të valutës së huaj të Kroacisë në BBB/A-3 dhe të borxhit të valutës së vendit në BBB+/A-2, me një opinion të qëndrueshëm. Agjensia përmendi ecurinë e shëndetëshme fiskale, reformat strukturore dhe ndryshimet e bëra në përputhje me kërkesat e integrimit në BE.

(Burime të ndryshme – 06/07/07-13/07/07)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Home Regular Site Klauzolë Kush jemi ne