Kulturë dhe sporte: Nikol Kidman në Kosovë

18/10/2006

Ylli i Hollivudit ishte në krahinë si ambasadore e vullnetit të mirë të OKB për Fondin e Zhvillimit të OKB për Gratë. Gjithashtu në kulturë dshe sporte: nis në Sarajevëfestivali i 45-të MESS dhe Ivan Ljubiçiç i Kroacisë mbron titullin e vet.

Nikol Kidman vizitoi Kosovën fundjavën e shkuar si ambasadore e vullnetit të mirë për Fondin e Zhvillimit të OKB për Gratë (UNIFEM). Ajo u takua me shefin e UNMIK-ut Joakim Ruker, diplomatë ndërkombëtarë, krerë lokalë shqiptarë e serbë dhe përfaqësuese të shoqatave të grave. Aktorja e njohur australiane tha se do të ofronte "një zë" për Kosovën po të duhej. UNIFEM ka qenë përfshirë në disa projekte që kanë për qëllim vlerësimin e ndikimit të konfliktit të Kosovës në 1998-1999 mbi gratë.

***

Festivali i 46-të ndërkombëtar i teatrit MESS nisi në Sarajevë me shfaqjen e Faustit me regji të Haris Pashoviç dhe dhënë nga Teatri Kombëtar i Sarajevës. Festivali i këtij viti, që bëhet njëherazi në Sarajevë dhe Zenicë, përfshin 20 trupa teatrale nga 11 vende evropiane. MESS vazhdon deri në fund të muajit.

***

Tenisti kroat Ivan Ljubiçiç mbrojti me sukses titullin e tij në turneun ATP të Vienës në 15 tetor duke mundur Fernando Gonzales të Kilit, 6-3, 6-4, 7-5. Ky ishte titulli i tij i tretë ATP këtë sezon.

***

Festivali i 4-t ndërkombëtar Zagreb Film nisi në 16 tetor në kryeqytetin kroat. Dhjetë filma artistikë dhe 14 dokumentarë po shfaqen në programin kryesor të konkurimit. Festivali si i tërë përfshin 80 tituj filmash nga e gjithë bota si dhe foto-ekspozita, paraqitje librash dhe diskutime në tryezë të rrumbullakët.

***

Ansambli Lado, specializuar në këngët e vallet popullore kroate nisi një turne pesë-javor në Japoni. Turneu përfshin 25 koncerte në 20 qytete japoneze.

***

Vendi i ri i departamentit të arkivave historike të Muzeumit Benaki, i vendosur në ish shtëpinë e shkrimtares Penelope Delta (1874-1941), u përurua zyrtarisht. Një ekspozitë mbi jetën dhe veprën e Delta, një nga autoret greke më të njohura femra, shënoi rastin.

***

Ajri Demirovski, një këngëtar i folklorit popullor me origjinë etnike turke, do të njihet si qytetari i parë i nderit i Bitolës, Maqedoni. Demirovski, i cili ka jetuar për më tepër se 50 vjet në Turqi, do të nderohet për kontributin e tij në historinë muzikore maqedonase si edhe për sjelljen së bashku të kulturës maqedonase e turke.

***

Xhirimi i një filmi të ri të regjisorit serb Slobodan Sijan, një komedi e titulluar "SOS: Shpëtoni shpirtrat tanë", po bëhet pranë liqenit Bor në serbi. Skenari është bazuar në pjesën teatrale të Milosh Radoviç me të njëjtin titull dhe është bashkëshkruar nga Sijan dhe Radoviç. Ekipi përfshin Lazar Ristovskin, Neda Arneriç, Bogdan Dikliç dhe Katarina Radivojeviç.

(Burime të ndryshme – 11/10/06 - 18/10/06)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Home Regular Site Klauzolë Kush jemi ne