Papandreu i Greqisë pranon takimin me Gruevskin e Maqedonisë

05/02/2010

ATHINE, Greqi -- Kryeministri Jorgo Papandreu pranoi një ftesë për t'u takuar me homologun maqedonas të tij Nikola Gruevski, njoftoi të enjten (4 shkurt) zëdhënësi i qeverisë greke Jorgo Petalotis. Data do të përcaktohet nëpërmjet kanaleve diplomatikë dhe kërkon përgatitje të rëndësishme. Gruevski i telefonoi Papandreut të mërkurën për të pasuar një ftesë me shkrim dërguar një ditë më parë. Papandreu tha se do t'a takojë Gruevskin në Maqedoni apo çfarëdo vendi të pranueshëm nga të dy palët. Maqedonia dhe Greqia janë mbërthyer në një mosmarrëveshje të gjatë për emrin që ka ngadalësuar kërkesën e Maqedonisë për në BE. (MIA, Sitel - 04/02/10)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Home Regular Site Klauzolë Kush jemi ne