04/02/2010
TIRANE, Shqipëri -- Anullimi i një marrëveshjeje për kufirin detar me Greqinë po dëmton Shqipërinë, thotë Vangjel Dule, udhëheqës i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut të opozitës. "Vendimi [nga Gjyakata Kushtetuese në Tiranë] dëmton imazhin e vendit dhe besueshmërinë e tij në bisedime. Ne mbështesim një Shqipëri të hapur, që është partnere me vendet e NATO-s dhe është gati për partneritet në BE," tha Dule të mërkurën (3 shkurt). Më parë këtë muaj, gjykata anulloi marrëveshjen me Greqinë që përcaktonte shelfin kontinental dhe kufijtë detarë midis të dy vendeve në Detin Jon. (Gazeta Shqiptare, Korrieri - 04/02/10; Balkan Web, Ora News, Telegrafi - 03/02/10)