Islami i kërkon Shqipërisë që të lejojë hetimin e CoE

13/08/2009

TIRANE, Shqipëri -- Hetuesit nga Këshilli i Europës (CoE) duhet të lejohen që të vizitojnë një shtëpi në Ripa ku Serbia pretendon se anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u morën organet civilëve dhe robërve të luftës serbë vite më parë, thotë Kastriot Islami. Përfaqësuesi i opozitës në delegacionin e Shqipërisë në Këshillin e Evropës (CoE) u shpreh të mërkurën (12 gusht) pasi qeveria e tij tha se CoE i mungon një mandat për të hetuar të ashtuquajturën "shtëpi e verdhë". Islami, një anëtar i Partisë Socialiste të opozitës, që shërbeu si ministër i jashtëm midis 2003 dhe 2005, thotë se Shqipëria, si një anëtare e CoE, duhet të respektojë vendimin e Strasburgut për të nisur hetimin. Më parë këtë javë, një delegacion i CoE i kryesuar nga Raportuesi i Posatçëm Dik Marti u prapsua nga shtëpia prej banorëve të fshatit, të cilët bllokuan me orë hyrjen e tij. Delegacioni përfundoi i kthyer në Tiranë. (Gazetatema - 13/08/09; Makfax - 12/08/09)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Home Regular Site Klauzolë Kush jemi ne