Shqipëria ve veton mbi hetimin ndërkombëtar të trafikimit të organeve

09/08/2009

TIRANË, Shqipëria -- Shqipëria është gati të hetojë trafikimin e organeve gjatë konfliktit të Kosovës, por tha se çdo hetim në territorin e saj duhet të kryhet nga autoritetet vendase. Mbas një takimi me raportuesin e posaçëm të Këshillit të Europës Dik Marti gjatë vizitës së tij, ministri i drejtësisë Enkeiled Alibeaj tha për gazetarët se qeveria është "e hapur ndaj të gjitha kërkesave" për një hetim të bazuar në kriteret e KE-së. Por tha gjithashtu se vetëm prokurorët vendas janë të autorizuar të kryejnë hetime në territorin shqiptar, duke përjashtuar një hetim ndërkombëtar.

Serbia pretendon se anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) tamshë të shkrirë morrën peng civil serb gjatë konfliktit të Kosovës, i çuan ata në kampe në veriun e Shqipërisë dhe i hoqën organet për ti shitur në tregun e zi. (AFP, Kosovo Times - 07/08/09)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Home Regular Site Klauzolë Kush jemi ne