27/10/2008
ANKARA, Turqi -- Policia ndaloi të dielën (26 tetor) katër të tjerë të dyshuar se i takojnë grupit separatist në hije Ergenekon. Të katër ata punojnë për kanalin e TV, Kanalturk, kundërshtari më i ashpër i Partisë qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim (AKP) deri më parë këtë vit, kur një grup pro-AKP e bleu atë, sipas raporteve të medias lokale. Themeluesi i Kanalturk është Tunkai Ozkan, të cilin policia e arrestoi muajin e fundit në operacionin Ergenokon. Gjyqi i 86 anëtarëve të dyshuar të Ergenemon u hap javën e shkuar. Të pandehurit përfshijnë oficerë ushtarakë në pension, politikanë majtistë, anëtarë të shoqatave sekulare, gazetarë dhe akademikë që janë kundërshtarë të njohur të AKP. Të gjithë ndeshin akuza për formimin e një organizate të paligjëshme që planifikoi të nxisë kaos e shrregullim për të shkaktuar një grusht shteti ushtarak. (CNN Turk, NTV, Anadolu news agency, Hurriyet, Zaman - 26/10/08)