Zjarri bie afër me resortin e Marmaris në Turqi

29/06/2008

ANKARA, Turqi -- Një zjarr i madh në pyll shpërtheu të premten (27 qershor) afër me resortin e Marmaris në bregdetin e Egjeut të Turqisë. I ndihmuar nga erërat e forta, zjarri kërcënoi ndërtesat e hotelit para se zjarrfikësit të arrinin të vinin situatën nën kontroll. Sipas njoftimeve të shtypit vendas, zjarri filloi rreth orës 3 mbasdite në rajonin e Armutalan. Shkaku nuk ishte menjëherë i qartë. Helikopterët dhe mjete të tjera morrën pjesë në operacionin e fikjes së flakëve, të cilat arritën 200m afër me hotelin. Mysafirët e dy hoteleve të tjera në rajon u larguan. Turqia është goditur nga një i ngrohtë ekstrem në ditët e kaluara, me temperatura në shumë rajone sidomos afër bregdetit që arrijnë 40 gradë Celsius.

Në lajmet e tjera të së premtes, katër njerëz u vranë dhe 12 u plagosën në një sulm kundër një miniautobuzi publik në lindje të Turqisë. Sipas agjencisë së lajmeve Anadolu, njerëzit e armatosur hapën zjarr ndaj automjetit në provincën e Van. Ndonëse autoritetet lokale nuk përjashtuan variantin e një sulmi të Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit, agjencia e lajmeve të Dogan u shpreh se sulmi ishte për shkak të një hakmarrje. (NTV, Reuters, AP, Anadolu news agency, Dogan - 27/06/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Home Regular Site Klauzolë Kush jemi ne