Zgjedhjet e parakohshme ende një opsion në Turqi

09/05/2008

ANKARA, Turqi -- Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan ka kompletuar takimet me deputetët e tij të caktuara për të gjykuar reagimin e tyre ndaj rastit në proces të mbylljes kundër Partisë qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim (AKP). Në një konferencë të enjten (8 maj) zyrtari i AKP, Nihat Ergun tha se shumë deputetë këshilluan që partia të ndjekë zgjedhjet e parakohshme, ndoshta në gusht, në vartësi të përfundimit të padisë së ngritur për të mbyllura partinë e tyre. Ai tha se mbështet zgjedhjet e parakohshme duke vënë në dukje se në qoftë se parlamenti nuk mund të gjejë një rrugëdalje nga kriza politike, zgjedhjet e parakohshme do të bëhen të pashmangëshme. Javën e shkuar, Erdogan përjashtoi lëvizjen e zgjedhjeve lokale ose të përgjithshme.

Duke ndërhyrë të mërkurën vonë, shefi i shtabit të përgjithshëm, gjenerali Jashar Bujukanit tha se Turqia duhet t'i shmanget polarizimit të zhvilluar midis publikut. (Zaman - 09/05/08; Cihan, NTV - 08/05/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Home Regular Site Klauzolë Kush jemi ne