Tadiç dhe Dodik përurojnë parkun e Republika Srpska në Beograd

06/05/2008

BEOGRAD, Serbi -- Presidenti serb Boris Tadiç dhe kryeministri i Republika Srpska (RS), Milorad Dodik përuruan të hënën (5 maj) parkun e Republika Srpska në Beograd. Tadiç dhe Dodik thanë se parku simbolizon miqësinë e ngushtë midis Serbisë dhe RS. Tadiç vuri në dukje se Serbia është një nga investitorët më të mëdhej në RS dhe tha se ai është i sigurt se Bosnje dhe Herzegovina do të pasojë Serbinë dhe do të nënshkruajë shpejt një marrëveshje stabilizimi dhe shoqërimi me BE. (Dnevni Avaz, Nezavisne Novine - 06/05/08; RTRS - 05/05/08)

Në lajme të tjera të hënën, ish ministri i kulturës së Kosovës Astrit Haraqija dhe punonjësi i ministrisë Bajrush Morina i kërkuan gjykatës së krimeve të luftës në Hagë t'u japë lirim të përkohshëm deri në fillimin e gjyqit të tyre. Ata janë akuzuar për ndërhyrje me një dëshmitar gjatë gjyqit të ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. (Zeri, Koha Ditore, Express - 06/05/08; B92, BalkanInsight, BBC, AP - 05/05/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Home Regular Site Klauzolë Kush jemi ne