Erdogan i Turqisë nis "diplomacinë e posaçme të pushimeve"

14/07/2005

ANKARA, Turqi -- Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan tha të mërkurën (13 korrik) se kishte nisur një "diplomaci të posaçme pushimesh" që synonte forcimin e marrëdhënieve të Turqisë me vendet e tjera. Të dielën, ai ka në plan të fillojë një vizitë dy-ditore në Rusi ku pritet të takohet me Presidentin Vladimir Putin në vendpushimin e Detit të Z, në Soçi për të diskutuar marrëdhëniet e ndërsjellta si dhe zhvillimet ndërkombëtare e rajonale. Me ftesën e Erdoganit, Presidenti sirian Bashar Asad dhe Kryeministri grek Kostas Karamanlis kanë planifikuar të kalojnë pushimet e tyre në Turqi.

Në lajme të tjera, Ministri i Jashtëm italian Xhanfranko Fini u takua me Erdoganin dhe zyrtarë të tjerë të mërkurën në Ankara dhe ripohoi mbështetjen e Italisë për anëtarësimin e Turqisë në BE. (Zaman - 14/07/05; AP - 13/07/05)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Home Regular Site Klauzolë Kush jemi ne