PNUD paraqet studimin mbi armët e vogla e të lehta në BiH

08/09/2004

SARAJEVE, Bosnjë dhe Herzegovinë (BiH) -- Zyra e PNUD-it në BiH paraqiti të martën (7 shtator) rezultatet e vëzhgimit të armëve të vogla e të lehta. Sipas dokumentit , një numër i përgjithshëm prej 353,000 armësh janë regjistruar aktualisht në emrin e zotëruesve civilë: afërsisht 200,000 në Republikën Serbska, 144,500 në Federatën e BiH dhe 8,500 në qarkun e Brckos. PNUD vuri në dukje gjithashtu se forcat e armatosura të BiH kanë më shumë se 350,000 pjesë armësh shtesë që kërkojnë depozitim të panevojshëm dhe kosto të mirëmbajtjes.

Në lajme të tjera, presidenti i Bankës Botërore, Xhejms D. Uolfenson, vizitoi Sarajevën të martën, duke u thënë zyrtarëve se banka do të vazhdojë të mbështesë BiH dhe projektet e zhvillimit atje. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e ngritjes së një mjedisi konkurrues biznesi në BiH në udhën e vet për integrimin në BE. (Nezavisne novine - 08/09/04; UNDP Web site, FENA, PBS BiH - 07/09/04)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Home Regular Site Klauzolë Kush jemi ne