16/10/2003
ATHINË, Greqi -- Ministri i financës dhe ekonomisë, Nikos Kristodulakis tha të mërkurën (15 tetor) se Greqia mbështet plotësisht rrjetin e projekteve pan-europiane në sektorët e energjisë dhe transportit. Ai spjegoi se këto projekte janë të një rëndësie të madhe për Europën jugore ku rrjetet në këto sektorë janë të pazhvilluar. Kristodulakis shtoi se Greqia do të shpallë programe të reja për ndërmmarrjet e vogla e të mesme në takimin e ardhshëm jozyrtar mbi rrjetet pan-europiane. (ANA - 15/10/03)