Presidenti kroat takon në Paris homologun e tij serb-malazez

19/06/2003

PARIS, Francë -- Presidenti kroat Stipe Mesiç u takua me homologun e tij të Serbi-Malit të Zi, Svetozar Maroviç, gjatë një udhëtimi paralel në Paris për bisedime me zyrtarë të lartë francezë. Të dy presidentët ranë dakord se vendet e tyre duhet të mbështesin njeri tjetrin në arritjen e objektivave të tyre të përbashkët të anëtarësimit në BE dhe NATO. Maroviç tha se takimi simbolizoi frymën e re në bashkëpunimin e Europës juglindore. (HINA - 18/06/03)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Home Regular Site Klauzolë Kush jemi ne