31/03/2002
TIRANE, Shqipëri -- Parlamenti i Shqipërisë dha pëlqimin për Theodhori Sollakun si prokurori i ri i përgjithshëm. Shtatëdhjetë e një anëtarë të parlamentit votuan të premten (29 mars) pro zgjedhjes së këshilltarit ligjor të Presidentit Rexhep Meidani, 18 ishin kundër dhe 15 abstenuan. Ish-Prokurori i Përgjithshëm Arben Rakipi u shkarkua më parë gjatë këtij muaji, pasi Partia Demokratike (PD) e opozitës paraqiti një kërkesë kundër tij, duke e akuzuar atë për korrupsion. (ATA, Albanian News - 30/03/02)