Perëndimi punon për të qetësuar tensionin mbi çështjen e kufirit jugosllavo-maqedonas

24/02/2002

SHKUP, Maqedoni -- Perëndimi është duke punuar për të qetësuar tensionin që u krijua javën e kaluar, duke këmbëngulur se e njeh marrëveshjen kufitare të nënshkruar ndërmjet Maqedonisë dhe Jugosllavisë vitin e kaluar. Veçmas, zyrtarë të NATO-s, BE-së, OKB-së dhe Shteteve të Bashkuara pohuan të premten (22 shkurt) mbështetjen e tyre për një deklaratë të lëshuar pothuajse një vit më parë nga kryetari i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila bënte thirrje për respektim të marrëveshjes kufitare jugosllavo-maqedonase "nga të gjithë". Shkupi kërkoi sqarim pasi dy zyrtarë Perëndimorë në Kosovë në fillim të javës së kaluar e vunë në dyshim njohjen e kufirit. Ministri i Jashtëm maqedonas Sllobodan Kasule pritet të shkojë në Nju Jork, për të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit mbi Kosovën dhe për të theksuar qëndrimin e vendosur të Shkupit mbi çështjen kufitare. (Vest, Utrinski Vesnik, Nova Makedonija, Dnevnik - 23/02/02; MIA, A1 TV - 22/02/02)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Home Regular Site Klauzolë Kush jemi ne