Perëndimi bën thirrje për përmbajtje në lidhje me çështjen e kufirit Maqedoni-Jugosllavi

22/02/2002

SHKUP, Maqedoni -- NATO, BE dhe Shtetet e Bashkuara shprehën mbështetje për integritetin tokësor dhe sovranitetin e Maqedonisë të enjten (21 shkurt), duke bërë thirrje për përmbajtje në lidhje me të ashtu-quajturën çështje të kufirit. Më parë gjatë kësaj jave, autoritetet maqedonase reaguan ashpër ndaj komenteve të dy zyrtarëve ndërkombëtarë në Kosovë, të cilët sugjeruan se OKB nuk e njeh marrëveshjen mbi kufirin ndërshtetëror të nënshkruar vitin e kaluar ndërmjet Maqedonisë dhe Jugosllavisë. Pas kërkesës zyrtare të Shkupit për një shpjegim, Perëndimi bëri thirrje për durim në pritje të shqyrtimit të çështjes nga OKB.

Gjithashtu të enjten, i dërguari Alan Le Rua i tha TV A1 të Shkupit se BE nuk do të tolerojë kërkesat e popullsisë shqiptare etnike për patrulla policore vetëm me shqiptarë etnikë në ish-rajonet e konfliktit. Të mërkurën, patrullat etnikisht të përziera nuk u lejuan të hynin në rreth 15 fshatra në rajonin e Tetovës. Zyrtarët thonë se ato do të përpiqen përsëri javën e ardhshme. (Nova Makedonija - 22/02/02; MIA, A1 TV - 21/02/02)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Home Regular Site Klauzolë Kush jemi ne