Komuniteti ndërkombëtar mbështet caktimin e vijave ndarëse të njësive në BiH

05/05/2012

Komuniteti ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë (BiH) po u kërkon autoriteteve lokale të vazhdojnë me caktimin e vijave ndarëse të njësive për të bërë jetën më të lehtë për mijëra njerëz që përballen me to.

Nga Anes Alic për Southeast European Times në Sarajevë -- 05/05/12

Me një vijë ndarëse të njësive prej 1200 km që ndan Federatën e BiH (FBiH) nga Republika Srpska (RS) të hartuar në konferencën e paqes së Dejtonit, e cila përfundoi luftën e viteve 1992-1995, por që nuk u zbatua apo verifikua kurrë zyrtarisht nga institucionet boshnjake.

Ndërsa politikanët vendorë nuk arrijnë konsensus për këtë çështje, mijëra njerëz që jetojnë në vijat ndarëse të njësive e shohin jetën të komplikuar në një numër nivelesh. Një fermer mund të ketë shtëpinë e tij në një njësi ndërsa hangarin në një tjetër.

Disa kanë pronat e tyre që u përkasin të dyja njësive, ose asnjërit, duke e bërë të drejtën e pronësisë të paqartë në rastin më të mirë dhe pagesën e shërbimeve komunale të komplikuar. Ata përballen me taksa, ligje dhe rregullore të dyfishta.

Shembulli më famëkeq i paqartësisë së linjës kufitare është në rrethinat e Sarajevës, Dobrinja, ku vija e padukshme kalon midis ndërtesave dhe ndan blloqet. Pas luftës, një pjesë e Dobrinjës u nda mes të dyja njësive. Nuk ishte e pazakontë që banjat të ishin në RS dhe dhomat e ndenjes në FBiH.

Ky absurditet u korrigjua disi nëpërmjet arbitrimit ndërkombëtar në vitin 2001, kur rreth 800 prej këtyre apartamenteve kanë kaluar zyrtarisht në FBiH dhe rreth 300 në RS. Por vështirësitë mbesin.

Pas arbitrazhit, një banor, Kenan Fejzic, thotë se edhe pse banesa e tij tani është qartësisht në njësinë e Federatës, ndërtesa aktuale ende përballet me vijën e njësive dhe ka dy emra të ndryshme.

"Disa fatura, si ajo e energjisë elektrike dhe e telefonit, ne ia paguajmë Federatës, por furnizimi me ujë vjen nga Republika Srpska kështu që ne paguajnë për këtë atje", tha Fejzic për SETimes. Ai gjithashtu thotë se ndërtesa e tij ishte një vend i preferuar për bastisje dhe vjedhje, sepse ajo është pikërisht mbi vijën e njësive. Hajdutët, thotë ai, mund të hyjnë dhe menjëherë të kalojnë në një tjetër juridiksion pa bashkëpunimin e policisë.

Rregullimi i vijës midis njësive është një çështje politikisht e ndjeshme. Në vitet e para pas luftës, një komision parlamentar boshnjak rregulloi rreth 3% të vijës, por që atëherë çështja është bllokuar.

Udhëheqësit politikë kanë qenë gjithashtu në gjendje të bien dakord mbi një etiketim mbi këtë "vijë". Ndërsa politikanët në FBiH do të zgjidhnin ta thërrisnin atë një "vijë ndarëse", zyrtarët e RS shpesh i referohen asaj si "kufi", që ka një ton të fortë kombëtar.

Zyrtarët e RS po shtyjnë fort për të finalizuar caktimin e kufirit midis njësive, duke kujtuar detyrimin ligjor të vendit për ta bërë këtë në përputhje me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit. Megjithatë, partitë politike nga FBiH nuk tregojnë asnjë shenjë për të lëvizur në këtë çështje. Zëdhënësi i Partisë për Veprim Demokratik (SDA), Eldar Selmanoviç, tha për SETimes se caktimi i vijës nuk është prioritet dhe nuk përfaqëson kufi të ndonjë lloji.

"Ne kemi thënë më parë se ne do të punojnë në komisionin parlamentar të ngarkuar me hartimin e vijave të kufijve shtetëror të vendit, i cili është më i rëndësishëm për ne. Është shumë e lehtë të vendosen kufijtë e njësisë; por duket se disa zyrtarë nga Republika Srpska janë duke u përpjekur të paraqesin vijat e njësive si kufij të vendit," tha Selmanoviç.

Rajko Vasiç, sekretar i përgjithshëm i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), partia kryesore e RS-së, e mohon atë. Ai i tha për SETimes se vendosja e vijës kufitare të njësive është një çështje praktike, e hartuar për ta bërë jetën më të lehtë për banorët.

Megjithatë ky nuk është motivi i vetëm. "Ajo që është e rëndësishme, është se Republika Srpska ka rreth 1% më pak territor sesa ishte planifikuar nga vija origjinale e caktimit, dhe ne kemi për ta korrigjuar këtë," tha Vasiç për SETimes.

Edhe një herë, ky ballafaqim do të zgjidhet nga bashkësia ndërkombëtare, e cila u ka bërë thirrje zyrtarëve të dy njësive të emërojnë anëtarët e komisionit dhe të fillojnë procesin. RS u ofrua në mënyrë të njëanshme të caktojë vijën e njësisë, por Marrëveshja e Dejtonit parashikon qartë se të dyja njësitë duhet të marrin pjesë në këtë proces.

Vija kufitare midis njësive kalon nëpër 42 komuna dhe mbi rreth 520 km pronë private. Zyrtarët nga të dy njësitë vlerësojnë se rreth 14.000 njerëz preken nga mungesa e caktimit të vijës.

Megjithëse harta do të duhet të hartohet sërish, ekspertët thonë se çështja mund të zgjidhet brenda disa ditësh.

Vedran Zubiç, një profesor i gjeografisë nga Sarajeva, tha për SETimes se harta në të cilën kalojnë vijat e njësive nuk janë vepra e një hartografi profesional. "Në hartën e Bosnjës të hartuar në Dejton, një milimetër i vijës përfaqëson 50 metra gjerësi në realitet. Ky kufi është shumë i gjerë edhe për kufijtë e vendit dhe veçanërisht për zonat urbane," tha Zubiç.

Ai dhe të tjerë besojnë se harta duhet të hartohet sërish nga ekspertët, pasi politikanët nga të dyja njësitë të arrijnë një konsensus. "Kufijtë nuk duhet të presin në mes pronat, shtëpitë dhe apartamentet, por të rrjedhin mes tyre. Këtë herë ata duhet që të përdorin hartat e duhura ose ndoshta një laps më të hollë," tha Zubiç.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.