04/02/2010
Duke kandiduar pa kundërshtarë, presidenti grek Karolos Papulias fiton një tjetër term pesë-vjeçar. Por fitoren e tij e zbeh kriza financiare në vazhdim e vendit.
Nga HK Tzanis për Southeast European Times në Athinë -- 04/02/10
Presidenti grek Karolos Papulias fitoi lehtësisht të mërkurën (3 shkurt) rizgjedhjen për "zyrën më të lartë" kryesisht ceremoniale të vendit, nga një shumicë dërrmuese e parlamentit. 80-vjeçari i këndshëm do të bëjë betimin e tij në 12 mars.
Zgjedhja u zbeh në një javë që pa qeverinë të zbulojë masat e posaçme për t'ja dalë një deficiti buxheti me dy shifra dhe borxhit të madh publik.
Papulias fitoi një term të dytë pesë-vjeçar. Kushtetutra mandaton një kufizim prej dy termesh për presidentin, një post i përcaktuar për të gjetur një rrugë të lartë mbi politikat partiake. Presidenti nuk mund të bllokojë legjislacionin e shtruar nga qeveria dhe ratifikuar nga parlamenti por vetëm kërkon "konsultim" me partinë qeverisëse përpara se një projekt-ligj apo dekret të bëhet ligj.
Në tërësi, 266 deputetë nga partia socialiste PASOK, së bashku me opozitën kryesore konservatore dhe një parti më të vogël të qendrës së djathtë, mbështetën rizgjedhjen e Papulias. 32 deputetë nga dy partitë në të majtë dhe të majtën ekstreme thjeshtë u deklaruan "të pranishëm", ndonse nuk votuan kundra. Dy deputetë munguan.
Papulias, një ministër i jashtëm në qeveritë e mëparshme të PASOK deri në 1996, është një banor i zonës së Janinës, në krahinën veriperëndimore të Epirit.
Gazetari veteran i Janinës, Jorgos Kirusis i tha Southeast European Times të enjten se gjatë qënies së Papulias si ministër i jashtëm ai fluturonte drejtpërsdrejti në shtëpi në Janinë pas punës së rëndësishme jashtë vendit për të informuar gazetarët lokalë. Zakoni kurioz ishte një mënyrë për të paraqitur rëndësinë e degëve provinciale të medias.
"Ai është shumë në kontakt me njeriun e zakonshëm; sa herë që viziton liqenin [e Janinës] ndalet për të folur me peshkatarët, shumicën e të cilëve i njeh që nga fëmijëria," shtoi Kirusis.
Gazetari tha se populli i Janinës dhe Epirit beson se Papulias e ka ngritur postin e presidentit, "duke rritur standardin edhe më lart...nëpërmjet punës së tij në përfaqësimin e vendit jashtë".