Komisionerët e rinj evropianë do të përqëndrohen në ekonominë

30/11/2009

Po të miratohet nga Parlamenti Evropian, Komisioni i ri Evropian pritet të nisë mandatin e vet të ri pesë-vjeçar në krye të shkurtit.

Nine O'clock - 30/11/09; AFP - 28/11/09; European Commission, AFP, AP, Reuters, DPA, FT, BBC, Euobserver, EurActiv, RFE/RL - 27/11/09

Presidenti i Komisionit Evropian (KE) Hoze Manuel Barroso njoftoi të premten (27 nëntor) përbërjen e ekipit të tij të ardhshëm duke shprehur besim se ekzekutivi i ri i BE do të ndihmojë daljen e Evropës nga kriza ekonomike gjatë mandatit pesë-vjeçar.

"Mbi bazën e propozimeve nga vendet anëtare, unë kam kërkuar të vendos një kolegj që do të gjenerojë ide të reja dhe vrull të ri në sfidën më të madhe që ndeshim në Evropës sot," tha në një konferencë shtypi në Bruksel ish kryeministri portugez.

Barroso, i cili hyri si presidenti i 11-të i KE në nëntor 2004, fitoi miratimin e Parlamentit Evropian (PE) për një term të dytë në 16 shtator.

"Unë kam besim se ky kolegj do të jetë vendimtar në drejtimin e Evropës drejt rimëkëmbjes dhe një ekonomie tregu të qëndrueshme nga ana shoqërore që punon për njerëzit," tha ai. Një nga detyrat kyçe të të ashtuquajturit kabineti II i Barrosos "do të jetë t'i japë jetë mundësive të reja të ofruara nga Traktati i Lizbonës" që hyn në fuqi të martën.

Të 26 komisionerët e ngarkuar, duke përfshirë nëntë gra, duan miratimin nga PE.

Përveç kësaj, në trajtimin e buxhetit të bllokut 27-vendesh, që shkon në 116 miliard euro në 2008, përgjegjësitë e komisionit përfshijnë hartimin e legjislacionit të ri si dhe sigurimin që traktatet dhe ligjet e BE të respektohen nga vendet anëtare.

Ekzekutivi i ardhshëm i BE do të përbëhet nga përfaqësues të grupimeve politike kryesore në Evropë: 13, duke përfshirë Barroson, nga Partia Popullore konservatore Evropiane (EPP), tetë nga Partia Evropiane Liberal Demokratike dhe e Reformave (ELDR) dhe gjashtë nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) e qendrës së majtë.

Trembëdhjetë nga komisionerët e ngarkuar janë anëtarë të KE që ikën por asnjë nuk do të mbajë portofolin e vet të mëparshëm.

Komisioneri i zgjerimit të BE që ikën, Olli Rehn do të marrë portofolin ekonomik dhe të çështjeve monetare. Përgjegjësitë e tij të reja përfshijnë forcimin e rregullave të buxhetit të BE dhe forcimin e bashkërendimit të politikave makroekonomike të bllokut.

Rehn do të zëvendësohej nga Stefan Fuele, ish ministri i jashtëm i Republikës Çeke dhe ish ambasador në NATO. Fuele do të jetë përgjegjës për zgjerimin si dhe për politikën e fqinjësisë të bllokut.

Një tjetër post i lakmuar pritet të shkojë tejk Daçian Kiolos i Rumanisë, që është ngarkuar si komisioneri i ardhshëm i bujqësisë dhe zhvillimit rural, ndërsa ministrja e jashtme bullgare Zheleva do të ngarkohet për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ndihmën humanitare.

Dy vende të tjera të Evropës Juglindore do të përfaqësoheshin me gra në KE-në e re. Maria Damanaki e Greqisë është propozuar si komisionere e ardhëshme e çështjeve detare dhe peshkimit ndërsa komisionerja e shëndetësisë që largohet, Andrulla Vasiliu e Qipros do të kalojë për arsimin, kulturën, shumëgjuhësinë dhe rininë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Home Regular Site Klauzolë Kush jemi ne