20/08/2008
Shtatë vite mbas Marrëveshjes së Ohrit që i dha fund luftimeve në Maqedoni, simbolet publike janë dygjuhëshe. Dhe minoritetet etnike gëzojnë përfaqësi të përmirësuar goxha në shërbimin civil. Sidoqoftë mbeten probleme.
Nga Zoran Nikolovski për Southeast European Times në Shkup -- 20/08/08
Marrëveshja Kornizë e Ohrit, e cila hyri në fuqi në 2001, solli paqe, bashkëpunim më të mirë midis komuniteteve etnike dhe më shumë të drejta për minoritetet në Maqedoni. Shumë ekspertë besojnë se kjo është një nga marrëveshjet më të suksesshme në rajon për krijimin e një shteti funksional shumëetnik.
Përfaqësuesit e partisë në qeverisje VMRO-DPMNE nuk kanë marrë pjesë më para në përvjetorin e paktit të organizuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), një parti minoritare shqiptare që ka dalë nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare. (UÇK).
Megithatë këtë vit qeveria e drejtuar nga VMRO-DPMNE organizoi një ceremoni në 13 gusht në nder të përvjetorit. Vëzhguest e panë atë si një progres i arritur nga koalicioni midis VMRO-DPMNE dhe BDI, diçka që ishte e pamundur deri pak kohë më parë.
Statistikat tregojnë ndryshim të madh që prej vitit 2001. Përqindja e punonjësve civil që i përkasin minoriteteve etnike u rrit nga 4% në gati 17%, megjithëse përfaqësimi i minoritetit në qeverisje akoma mbetet prapa krahasur me atë në popullsinë e përgjithshme. Vetëm entikët shqiptarë llogariten sa 23% e popullsisë, sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2002.
Ndryshimi është i dukshëm kudo. Flamujtë shqiptarë valëviten jashtë bashkive multietnike. Në qytetet ku minoritetet përmbëjnë 20% ose më shumë të popullsisë, shenjat që drejtojnë trafikun dhe që identifikojnë ndërtesat janë në dy ose tre gjuhë.
Sidoqoftë, ekspertët konsiderojnë se akti më i rëndësishëm i marrëveshjes është parandalimi i luftës civile. Edhe sot, ka emra të ndryshëm për atë që ndodhi në Maqedoni në vitin 2001 -- një rebelim, një konflikt ose një konflikt i brendshëm i shkallës së kufizuar.
Duke lavdëruar paktin se ka sjellë paqen, Xhejms Pardeu, një ndërmjetës i SHBA-së në Maqedoni gjatë verës së vitit 2001, tha për kanalin televiziv Kanal 5 të Shkupit, "Nëse [luftimet] do të ishin përhapur në një luftë në shkallë të gjerë, kjo do të kishte shkatërruar Maqedoninë si vend."
Pika të tjera të pazgjjidhura mbeten problemet politike. Një nga pjesmarrësit në bisedimet e paqes të vitit 2001, profesori i ligjit Ljubomir Frckovski i Universitetit Cyril and Methodius i Shkupit tha se Shkupi ka akoma për të zgjidhur përdorimin e gjuhës shqipe. Politikëbërësit kanë vendosur të dekretojnë një ligj mbi përdorimin e gjuhës, megjithëse marrëveshja nuk tregon saktë rrugën.
Vlado Popovski, një tjetër profesor i ligjit, tha se marrëveshja, ndonëse që ka arritur shumë gjëra, duhet të ndihmojë akoma njerëzit e shpërngulur brenda vendit. Këto masa mbeten të pazbatuara për shkak të potencialit të vazhduar të ankesave në fshatin Aracinovo të zonës së Shkupit dhe rajonit Lipkovo.
Sipas qeverisë, janë 771 etnik maqedonas të shpërngulur nga fshatrat në Maqedoninë perëndimore. Ata i bën apel kryeministrit Nikola Gruevski për shkak se ata nuk ndjehen të sigurt të kthehen në ish-shtëpitë e tyre edhe mbas shtatë vitesh.