13/12/2007
Çmimet në Bosnje dhe Herzegovinë u ngritën dramatikisht në nëntor, duke përfshirë 60% rritje për miellin dhe një 200% rritje për vajin. Disa fajësojnë tregun botëror, ndërsa të tjerë bëjnë me faj krizën e brendëshme politike.
Nga Denis Xhidiç për Southeast European Times në Sarajevë -- 13/12/07
Shumë ekspertë mendojnë se politka dhe autoritetet e vendit janë prapa rritjeve dramatike të çmimeve në Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) në muajin e fundit, por zyrtarët ndërkombëtarë e lidhin rritjen me rritjen e çmimeve në ekonominë e tregut të botës.
Çfardo të jetë arsyeja, të dhënat e mbledhura nga Konfederata e Sindikatave të Bosnje dhe Herzegovinës në mes të nëntorit treguan se në disa ditë çmimi i ushqimeve bazë u katapultua lart. Sendi i parë që u rrit ishte mielli që u rrit me gati 60% karahasuar me çmimet në tetor. Më i larti i regjistruar megjithatë ishte çmimi i vajit i cili kërceu me 200%. Qumështi, sheqeri dhe djathi u rritën si edhe çmimet e shërbimeve, duke shkaktuar shqetësim të madh midis publikut.
"Gjendja e keqe ekonomike në BiH është si rezultat i krizës poliike që ka zgjatur në një shkallë më të ulët apo më të lartë, që nga Marrëveshja e Paqes e Dejtonit," tha kryetari i presidencës së BiH Zheljko Komsiç në një forum ekonomik rajonal të Evropës Juglindore në Dubrovnik.
Shefi i Shoqatës së Konsumatorëve të BiH, Mesud Lakota është dakord se politika dhe autoritetet e brendëshme janë prapa kësaj trazire të fundit. "Tregu evropian nuk mund të na arrijë ne për shkak të disa lobeve dhe disa nga problemet janë në qeveri. Tani ne po presimn për reagimin e qeverisë ndaj kësaj, por unë shpresoj se ajo nuk do t'u japë veteranëve [5 euro] në muaj sepse kjo nuk është mjaft."
Kryeministri i Republika Srpska (RS) Milorad Dodik ka refuzuar të pranojë fajin për krizën, duke spjeguar se një rritje në çmimet e përgjithëshme është shkaktuar nga rritja e çmimit të naftës anembanë botës, jo vetëm në rajon.
Për të kontrolluar krizën në BiH, qeveria do të lëshojë furnizime të ushqimeve bazë nga rezervat e RS dhe e Federatës së BiH në treg për të ulur çmimet.
Kryetarja e Konfederatës së Sindikatave, Ranka Misiç i ka kërkuar qeverisë të formojë një fond për më të paprivilegjuarit, të tillë si veteranët ose ata pa punë. Ajo i bëri thirrje gjithashtu Agjensisë Rregullatore për Energjinë Elektrike të parandalojnë çdo rritje shtesë në normat e elektricitetit. Kjo mund të çonte në "një shkatërrim komplet të buxheteve familjare dhe do të rrëzonte shumë kompani", tha ajo.
Banka Botërore, FMN dhe Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH hedhin poshtë pretendimet se rritja e çmimeve është shkaktuar nga shitësit që përfitojnë nga kriza aktuale politike.
"Është e rëndësishme të spjegohen arsyet bazë për këto rritje çmimesh: ato janë së pari rezultat i çmimeve më të larta në tregjet e botës," thanë zyrtarët nga të tre organizatat ndërkombëtare në një deklaratë në fund të muajit të shkuar.
"Bosnje dhe Herzegovina ka një ekonomi të hapur, e cila përfundimisht mbron shtetasit e BiH ndaj rritjes së çmimeve mbi ato të tregjeve botërore," shtonte deklarata, duke vënë në dukje se "çmimet e rritura, që qenë dramatike për disa prodhime, nuk janë mbi ato të tregut botëror."