Nis në Kroaci fushata e zgjedhjeve të ngushta e me grindje

05/11/2007

Partitë HDZ dhe SDP janë mbërthyer në një luftë dhëmb më dhëmb sa që disa po diskutojnë mundësinë e një koalicioni të gjerë.

Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb - 05/11/07

Gara përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 nëntorit është dhëmb më dhëmb sipas anketave të fundit. Agjensia Puls gjen se Bashkimi qeverisës Demokratike Kroat (HDZ) i qendrës së djathtë dhe rivalët e tyre kryesorë të së majtës, Social Demokratët (SDP) kanë secila 30.3% të mbështetjes së votuesve.

Fushata nisi zyrtarisht të shtunën (3 nëntor), afati i fundit për të gjithë kandidatët për të paraqitur listat e tyre në Komitetin Shtetëror Zgjedhor. Gjatë tre javëve të ardhshme, kandidatët do të udhëtojnë nëpër Kroaci, do të mbajnë mitingje dhe do t'u kërkojnë votuesve të marrin pjesë.

Nga që gara është kaq e ngushtë, analistët po hapin zëra për mundësinë e një koalicioni HDZ-SDP apo të ashtuquajturit koalicioni "blu dhe i kuq". Ky do të ishte i pari i tillë për Kroacinë.

Presidenti Stipe Mesiç qe i pari që e përmendi këtë mundësi duke thënë se përndryshe do të ishte e vështirë për fituesin e zgjedhjeve të formonte një qeveri.

Në qoftë se një koalicion i gjerë është në plan, ka pak shenja të tij. Të dy partitë e kanë hedhur poshtë idenë dhe fushata deri tani ka qenë e ashpër. HDZ për shembull, ka përdorur postera të ndara në të kuqe (që përfaqësojnë SDP) dhe blu (HDZ). Ana blu reklamon sukseset e HDZ ndërsa e kuqja tregon deklarimet me fraza të rënda të SDP që i kundërvihen politikave të partisë qeverisëse.

SDP, në krye, u prir për një rrugë më të vështirë, duke u përqëndruar në platformën e vet e jo duke sulmuar HDZ. Megjithatë, partia u zemërua nga pretendimet se kandidati i SDP Ljubo Jurçiç i kishte ofruar fillimisht mbështetjen e tij HDZ në këmbim të një vendi parlamentar.

"Unë nuk ja kam ofruar veten askujt dhe as HDZ," këmbënguli Jurçiç.

Në fakt, portofoli i ndihmës ministrit të ekonomisë në kabinetin e kryeministrit Ivo Sanader i qe ofruar Jurçiç i cili ishte anëtar kabineti në administratën e mëparshme. Jurçiç megjithatë e refuzoi atë.

Asnjë parti nuk ka publikuar se sa para do të shpenzojë në fushatë apo emrat e donatorëve të mëdhej, por kanë premtuar ta bëjnë këtë pas zgjedhjeve.

Sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor, 3,585 vetë janë regjistruar si kandidatë për në parlament, Sabor. Ata janë nga mosha 18 deri në 89 vjeç, dhe rreth 30% e tyre janë gra.

Kroacia ka dhjetë njësi zgjedhore, me secilën që jep 15 anëtarë për në parlament. Diaspora ka 12 vende dhe pakicat kombëtare tetë. Për të fituar përfaqësimin në parlament, një parti politike duhet të përftojë më tepër se 5% të votave.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Home Regular Site Klauzolë Kush jemi ne