NATO dërgon 600 ushtarë për stërvitje në Kosovë

15/03/2007

Gjashtëqind ushtarë gjermanë do të arrijnë në Kosovë deri në fund të kësaj jave në një stërvitje të planifikuar, tha KFOR të mërkurën duke theksuar se operacioni nuk ishte në parashikim të një ndryshimi në situatën në vend.

(Reuters - 15/03/07; AP, DPA, KFOR, Beta, B92, UPI, Makfax, Balkan Investigative Reporting Network - 14/03/07)

Një batalion gjerman prej 600 trupash i caktuar për NATO-n do të vendoset në Kosovë deri nga fundi i kësaj jave për të marrë pjesë në stërvitjet e rregullta operacionale, njoftoi KFOR të mërkurën (14 mars).

Një nga qëllimet e stërvitjes, planifikuar vjeshtën e kaluar, është të familjarizojë trupat e NATO-s dhe Rezervat me mjedisin në vend. Kjo është pjesë e një serie stërvitjesh operacionale të quajtur Përpjekje të Vendosura 2007, planifikuar për këtë vit. Stërvitjet e para në kuadrin e këtij programi, përsëri që përfshijnë trupat rezervë gjermane, u bënë në Kosovë nga shtatori në dhjetor 2006, spjegoi KFOR në një deklaratë.

Njoftimi erdhi ditë përpara se i dërguari i posaçëm i OKB-së Marti Ahtisaari të paraqesë propozimin e tij për një zgjidhje të çështjes së statusit të Kosovës në Këshillin e Sigurimit, i cili pritet pastaj të vendosë mbi të ardhmen e krahinës më pas këtë vit.

Zgjidhje e propozuar përfshin dhënien e shtetformimit të mbikqyrur ndërkombëtarisht për Kosovën, që ndonëse teknikisht është ende pjesë e Serbisë, ka qenë një protektorat de facto i OKB-së që nga fundi i konfliktit 1998-1999. Plani parasheh gjithashtu të drejta të gjera për rreth 100,000 serbë të Kosovës që jetojnë në krahinë.

Serbia, e cila insiston në mbajtjen e një sovraniteti mbi Kosovën, është kundër me forcë ndaj zgjidhjes së propozuar. Ndonëse propozimi nuk parashikon pavarësi të menjëhershme, që komuniteti i tyre ka kërkuar, krerët shqiptarë të Kosovës e kanë pranuar propozimin e Ahtisaarit.

KFOR theksoi të mërkurën se stërvitja e ardhshme nuk ishte "në përgjigje apo në përgatitje për çdo situatë aktuale që ose po ndodh ose mund të pritet" në vend.

Ngarkuar me ngritjen e mbajtjen e sigurisë në Kosovë, paqeruajtësit e NATO-s hynë në krahinë në qershor 1999. KFOR aktualisht numëron rreth 16,500 trupa nga 36 vende duke përfshirë 24 vende anëtare të NATO-s. Gjermania ka një kontigjent prej 2,700 trupash vendosur në Kosovë.

Gjatë dhjetë viteve të shkuara, Aleanca ka kryer një numër të ndryshëm stërvitjesh operacionale në krahinë.

"Si ato... kjo stërvitje dërgon një mesazh të qartë, të ripërtërirë të vendosmërisë dhe angazhimit të fortë të NATO dhe komunitetit ndërkombëtar për të mbajtur paqen dhe stabilitetin në krejt rajonin e Ballkanit," thoshte KFOR të mërkurën. "Ajo demonstron gjithashtu aftësinë e NATO-s për të përforcuar ndërkohë forcat e kryesuara nga NATO që janë në vend me një njoftim shumë të shkurtër me të ashtuquajturën Forcë Rezervë."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Home Regular Site Klauzolë Kush jemi ne