Lajm i bujshëm: Barazimi me Japoninë rrezikon shanset e Kroacisë në Kupën e Botës

18/06/2006

NUREMBERG, Gjermani – Ambicja e Kroacisë në Kupën e Botës vuajti një frenim kur ekipi dështoi të djelën (18 qershor) në mundjen e Japonisë në një ndeshje të ndezur dhe dinamike, por pa gola. Kroatët luajtën një lojë të lartë sulmuese, duke u mbështetur në kundërsulme të shpejta dhe pasa të gjatë brenda në gjysmën e kundërshtarit. Trajneri Zlatko Kranjcar rrezikoi duke zvogëluar kontrollin e ekipit të tij në mesfushë nëpërmjet vendosjes së tre sulmuesve afër me portën e Japonisë. Po ashtu japonezët, zgjodhën futbollin sulmues për kënaqësinë e stadiumit plot të Nurembergut dhe milionave të vendosur para televizorëve përqark botës. Lojtarët japonezë krijuan sulme më të ngadalta duke e pasuar topin më shpesh me qëllim krijimin e hapësirave të lira në linjën e mbrojtjes së Kroacisë. Shansi më i mirë për të shënuar për ekipin erdhi në minutën 21 kur Mijamoto rrëzoi gjuajtësin veteran Dado Prso brenda zonës. Arbitëri i dha kroatëve një penallti e cila u realizua nga Srna. Një shpëtim i shkëlqyer nga portieri Joshikatsu Kauagushi mbajti gjallë shpresat e Japonisë në Kupën e Botës. Rasti i dytë i paharrueshëm për Kroacinë erdhi në minutën 28 kur Niko Kranjcar lëshoi një goditje të gabuar nga një distancë prej më shumë se 20m, por e cila preku shtyllën. Kroatët u përpoqën të përdorin avantazhin e tyre të lartësisë ndaj japonezëve duke i dërguar krose të rrezikshme, por vetëm pak goditje me kokë nga Prso ose nga shoku i ekipit të tij shkuan anash ose u kapën nga Kauagushi.

Statistikat konfirmuan se të dyja ekipet luajtën barabartë dhe e meritonin barazimin. Japonezët e kontrolluan topin 55 për qind të kohës, Kroacia, 45 për qind. Kroatë goditën 15 gjuajte në portën e kundërshtarit, pesë prej të cilave ishin në shenjë. Japonezët goditën 10 gjuajte, katër prej të cilave ishin në shenjë.

Kur të treja minutat e kohës shtesë mbaruan, të dyja ekipet ishin më keq seç ishin para ndeshjes. Me vetëm një pikë në ndeshjet e tyre të para në Grupin F, të dyja ekipet do të kenë nevojë të dëshpëruar për fitore për të kaluar në fazën e ardhshme të turneut. Japonia do të përballet me Brazilin, ndërsa Kroacia do të takojë australianët e rrezikshëm në 22 qershor.

Ndeshja midis Kroacisë dhe Japonisë do të mbetet në histori si barazimi i parë i Kroacisë në finalet e Kupës së Botës. Ekipi ka fituar gjashtë ndeshje dhe ka humbur pesë deri tani. Ekipi çuditi botën e futbolliti kur e përfundoi i treti në turneun e 1998, duke mbajtur lart traditën e ekipeve evropiane juglindore që arrijnë të papritura në Kupën e Botës. Bullgaria u rendit e treta në Shtetete e Bashkuara në 1994 dhe Turqia papritur fitoi bronzin në Kore-Japoni 2002. (Nga Ivan Tchomakov për Southeast European Times)

Formacionet:

Japonia: Joshikatsu Kauagushi, Akira Kaji, Tsunejasu Mijamoto (kap), Juji Nakazaua, Mitsuo Ogasauara, Takashi Fukunishi (Junishi Inamoto 46), Hidetoshi Nakata, Alesandro Santos, Shunsuke Nakamura, Atsushi Janagisaua (Keiji Tamada 62), Naohiro Takahara (Masashi Oguro 85)

Croatia: Stipe Pletikosa, Dario Simic, Robert Kovac, Josip Simunic, Darijo Srna (Ivan Bosnjak 87), Igor Tudor (Ivica Olic 70), Niko Kovac (cap), Marko Babic, Niko Kranjcar (Luka Modric 78), Ivan Klasnic, Dado Prso

Arbitër: F. De Bleker (Belgjikë)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Home Regular Site Klauzolë Kush jemi ne