Konfiskimeve e targave të makinës nxehin internetin

09/06/2012

Duke u bërë efektive javën e kaluar, mbas disa afates dhe paralajmërimesh, qeveria e Kosovës filloi të konfiskojë targat serbe të makinave.

Nga Muhamet Brajshori për Southeast European Times në Prishtinë -- 09/06/12

Duke filluar nga 1 qershori, makinat që i përkasin qytetarëve të Kosovës nuk mund të mbajnë targa serbe, por blogerat thonë se mungon metoda e qeverisë për ta zbatuar.

Në rrugët e Kosovës, të gjitha makinat me targa serbe janë tani subjekt për tu konfiskuar nga qeveria, tha ministri i brendshëm Bajram Rexhepi. Por kjo ka ngjallur një debat mbi implikimet politike dhe ekonomike.

"Nuk kam asgjë kundër targave të reja, por familja ime jeton në Serbi dhe kur unë dua të udhëtoj atje me ato targa të Kosovës unë do të duhet të paguaj një sasi të madhe parash. Politikanët duhet të mendojnë se si ata mund ta bëjnë jetën e njerëzve më të lehtë. jo .. duke detyruar gjëra të reja, "tha Mihajlo Bogdanovic i Graçanicës për SETimes.

Analistët thonë se çështja vetëm ul kredibilitetin e ministrisë së brendshme si midis shqiptarëve po ashtu dhe serbëve.

"Shumë fajësojnë ministrinë e brendshme për dështimet në veri të Kosovës, dhe ata do të përpiqen për të mbushur boshllëkun duke imponuar këto afate ndaj serbëve në jug," tha Gashi Bujar, një studiues i ri në Qendrën për Zgjidhjen e Konflikteve dhe Studime, për SETimes.

Arberi është skeptik se do të ndodhi ndonjë goditje e vërtetë.

"[Qeveria] nuk është serioze në çështjen e targave të makinave -- çdo vit ata marrin vendime të tilla për të konfiskuar targat e makinave, dhe ... ata e bëjnë atë me disa njerëz të varfër, por jo me biznesmenë dhe serbët të cilët punojnë për Ministrisë e Brendshme serbe," tha Arbëri.

Fisi shtoi se "Nëse ti don të bëhesh një shtet serioz, mos konfisko targat por makinat. [Serbët] kanë dy ose tre palë targa dhe kjo nuk është një problem për ata."

Dritani tha se "Shumica e serbëve në jug të Kosovës nuk diskutojnë dorëzimin e targave të tyre -- shumë kanë marrë [targa të Kosovës]. Problemi i tyre është se ata nuk mund të udhëtojnë me ato në Serbi, dhe shumica e targave janë në veri. Rexhepi duhet të shkojë në veri të konfiskojë targat e makinave.

Elbasan Arifi tha se ai mbështet konfiskimin e targave. "Unë shpresoj që kjo të jetë serioze. Unë kam përshtypjen se jemi akoma nën regjimin e Millosheviçit kur shikoj këto targa."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.