09/05/2008
Një vajzë shqiptare vdes nga një operacion rutinë i heqjes së bajameve. Blogerët pyesin pse.
Matilda Petriti, një gjimnaziste 17 vjeçare, vdiq në 3 maj pas një operacioni bajamesh. Gjatë një kirurgjie në një klinikë private në Pogradec, Shqipëria lindore, mjeku thuhet se preu gabimisht një venë të saj dhe mpiksja e gjakut në mushkëri e vdiq Matilëdën. Rasti ka thelluar shqetësimin publik rreth të metave në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.
Artikulli i Kristi Pinderit rreth këtij rasti, "3445 bisturi për Shqipërinë", u botua fillimisht në revistën MAPO dhe pastaj u postua në Peshku pa ujë, duke ndezur një diskutim të zjarrtë. Disa blogerë argumentojnë se vëmendja e medias do t'i shtyjë autoritetet të urdhërojnë ndryshime, ndërsa të tjerë ankohen rreth politizimit.
Koth, për shembull, beson se qëllimi i autorit ishte të theksonte rolin e aktivistëve të Mjaft! ashtu dhe të G99, një lëvizje e re nisur në Shqipëri.
Por Klajdevour nuk është dakord. "Le ta lëmë mënjanë G99 dhe MJAFT...", thotë ai. " Po tani çfarë komenti do kishe? Se besoj, vetëm kështu mund të çlirohen mendimet nga paragjykimet apo jo?"
Duke përsiatur rreth gjendjes së kujdesit shëndetësor në Shqipëri, Rob-ternet mbron gjithashtu artikullin e Pinderit dhe bën një krahasim me fatkeqësinë e 15 marsit në Gërdec. Ndërsa katastrofa e fabrikës së municioneve bëri më shumë tituj sensacionlë, sugjeron ai, një sistem kujdesi shëndetësor anormal mund të jetë jo më pak vdekësor.
"Autorit bravo i qoftë që ka shkruar për një temë aq problematike siç është mjeksia," shkruan Rob-ternet. "Gërdeci dënoi me vdekje 26 fatkeqë. Po derexheja e mjekësisë shqiptare me sa Gërdecë në vit është e barabartë? Nuk është se mjekesia mund të shkëputet nga gjendja e përgjithëshme. Por të paktën po të jetë nen lupën e mediave; ca qamete edhe mund të kursehen. Prandaj dhe autorit i lumtë që është marrë me këtë temë tabu."
Ll shkruan rreth përvojës së tij me klinikat private. "Investim në këtë fushë ka veçse është i shpërndarë dhe jo te gjitha janë hapur nga profesionistë kështu që rezultati ndonjëherë është i frikshëm,"
Duke komentuar mbi një tjetër artikull me të njëjtën temë, Jay-z merr anën e mjekëve. "Nuk mund të presësh ti që doktori të punojë falas të shtunën, të dielën, të martën në 2 të mëngjesit, të enjten në 11 të natës, të premten në 5 të mëngjesit," shkruan ai. " Nuk mund të presësh ti që doktori të nxjerrë nga xhepi e të blejë ilaçet, pajisjet etj. sidomos në këto ditë kur çmimet e ilaçeve dhe pajisjeve kanë vajtur në stratosferë."